Zyrtarë të Kosta Rikës kanë njoftuar se kanë sekuestruar më shumë se pesë ton kokainë, që po cilësohet si sasia më e madhe e lëndës narkotike të sekuestruar ndonjëherë në këtë vend të Amerikës Qendrore.
Ministria për Siguri Publike e Kosta Rikës, ka bërë të ditur se bëhet fjalë për 5.048 kilogramë kokainë janë gjetur mbrëmë në një kontejner në portin Moin, transmeton Telegrafi.
Kontejneri i mbushur me bimë dekoruese, është dashur të lundroj në qytetin holandez të Roterdamit.
E përveç kokainës së kapur, është arrestuar edhe një 46-vjeçar shtetas i Kosta Rikës që kishte sjellë kontejnerin në port. /Telegrafi/