LAJMI I FUNDIT:

Polici keqtrajton qytetarin në Shkup (Video)

Polici keqtrajton qytetarin në Shkup (Video)

Qytetarë vërshojnë panairin e Shkupit, duke kërkuar librin e dëshiruar. Përveç nga qytetarët, rrugët bllokohen edhe nga policia, e cila po përgatitet për delegacionin që duhet të kalojë.

Ilija Temelkovski po ngutet që të arrijë në ushtrime, ku po e presin lojtarët e tij, dhe lutë policin që t’ia lirojë rrugën.

Rrëmuja në komunikacion shkaktoi nervozë tek një shkupjan, i cili duke nxituar në punë kërkoi nga polici që ta lirojë rrugën që sa më shpejtë të kaloj, por përgjigja që morri nga zyrtari policor nuk ishte ajo që ai priti.


Personin të cilin policia po e tërheq zvarrë është seleksionuesi i hendbollistëve të rinj, Ilija Temelkovski. Ai në bisedë telefonike për TV21 e konfirmoi rastin, kurse ajo që shihet në kamerë, nuk është asgjë në krahasim me atë që i ka ndodhur Temelkovskit, kur dy policë e dërgojnë pas autobusit, dhe larg syve të njerëzve.

Temelkovski e pranon se ndoshta ka reaguar më ashpër se sa duhej, por thotë se kjo nuk ja jep të drejtën policit që të reagojë në atë mënyrë.

Nga MPB thonë se rastin ende nuk është paraqitur tek kontrolli i brendshëm policor, këtë e konfirmon edhe vet Temellkovski, por thotë se do të ngrejë padi, dhe do të kërkojë përgjegjësi nga autoritetet./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Lajme
Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Politikë
Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Politikë
Ish-ambasadori i Kosovës në Tajlandë: Vizita e Maqedoncit në Tajvan, lëvizja më e dëmshme në historinë e politikës së jashtme

Ish-ambasadori i Kosovës në Tajlandë: Vizita e Maqedoncit në Tajvan, lëvizja më e dëmshme në historinë e politikës së jashtme

Lajme
Rezultati zgjedhor, analistët paralajmërojnë qeverisje të përkohshme

Rezultati zgjedhor, analistët paralajmërojnë qeverisje të përkohshme

Lajme
“NISMA është për qeveri të opozitës”, Zafir Berisha: Koalicioni me Albinin është koalicion me Serbinë

“NISMA është për qeveri të opozitës”, Zafir Berisha: Koalicioni me Albinin është koalicion me Serbinë

Lajme
Kalo në kategori