LAJMI I FUNDIT:

Polici humbi drogën

Polici humbi drogën

Një polic i pakujdesshëm nga qyteti amerikan Wyoming u fut në telashe kur humbi një kuti përplot metamfetaminë. Polici rastësisht la një kuti të zezë me përmbajtje të vlefshme, në të cilën me shkronja të mëdha shkruante “Meth”, mbi automobil pasi po stërviste një qen të policisë.

U shëtit qetësisht, ndërsa kutia i ra diku rrugës.

Sherifi i qarkut, Lloyd Funk luti qytetarët ku ndodhi kjo ngjarje, që ta kthejnë drogën në rast se e gjejnë dikur rrugës. Nëse e mbajnë dhe arrestohen, me siguri do të ballafaqohen me akuza të rënda, njoftoi sherifi, pasi në kuti gjendej një sasi e madhe e drogës.

Policia thotë se do të bëjë ç’është e mundur për ta ndrequr gabimin e punëtorit të tyre. /Telegrafi/