Policët në Maqedoni do të kenë kamera në uniformë, SHBA donacion me vlerë mbi një milionë dollarë

Në ambientet e Njësisë Mobile për Siguri të Komunikacionit Rrugor në Petrovec sot u shënua përmbyllja e projektit “Sistem mobil për regjistrim me kamera” për nëpunësit e policisë që kryejnë kontroll dhe rregullim të komunikacionit.
Projekti paraqet donacion me një vlerë prej 1.061.000 dollarë amerikanë, projekt i programit ICITAP të Departamentit të Drejtësisë së Qeverisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës dedikuar për Njësitë për Komunikacion dhe Njësitit për Çështje Kufitare. Programi mbështet një pilot projekt për kamera mobilë të Njësitit Mobil për Siguri të Komunikacionit Rrugor që nga viti 2016, që ishte hera e parë që nëpunësit e policisë së shtetit të pajisen me kamera mobilë në vendin e punës.
“Vënia në përdorim të kamerave mobilë pati efekt pozitiv në marrëdhëniet mes policisë së komunikacionit dhe qytetarëve të ndaluar për kundërvajtje rrugore. Numri i ankesave të parashtruara kundër nëpunësve të policisë ishte ulur dukshëm dhe anketa elektronike e zbatuar në vitin 2021 tregoi një nivel më të lartë të satisfaksionit edhe te të dyja palët – nëpunësve të policisë dhe qytetarëve”, tha ushtruesi i detyrës në Ambasadën e SHBA-së në shtet Erik Majer.
Ai tha se këtë vit, përmes ICITAP, mbështetja u zgjerua për sektorët për punë të brendshme në Tetovë, Ohër, Kumanovë, Shkup, Veles, Manastir, Shtip dhe Strumicë, si dhe për Departamentin për Çështje Kufitare dhe Migrim me donacionin e 593 kamerave. Kamerat mobile, siç tha, tashmë janë vendosur në funksion në Shkup, Tetovë, Kumanovë, Ohër, në pesë pika kufitare si dhe në Njësitin Mobil për Masa Kompenzuese, ndërsa deri në fund të këtij muaji do të fillojë përdorimi edhe në qytetet e tjera.
Ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski deklaroi se është krenar që relativisht në një interval të shkurtër kohor kanë arritur në Ministrinë e Punëve të Brendshme të realizojnë shumë projekte dhe detyra reformuese.
“Bëhet fjalë për një projekt që ka vend thelbësor në planin strategjik të Byrosë për Siguri Publike pranë MPB-së në pjesën e komunikacionit, gjegjësisht çështjeve rrugore implementimi i të cilit mbështetet dhe në mënyrë normative përmes Ligjit për polici dhe në mënyrë operative përmes procedurave standarde operative ekzistuese për punë që sjell përfitim që shumë ka rëndësi edhe për ne si polici edhe për qytetarët si pjesëmarrës në komunikacion. Në fakt, me sistemin mobil për regjistrim jo vetëm që do të fitohet në cilësi dhe dokumentim të kundërvajtjeve, por njëkohësisht përmirësohet cilësia e veprimit të policisë, profesionalizimit dhe transparencës”, tha Spasovski.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Tensione në gjykimin në Hagë, komandant Hoxha: Prej këtij momenti nuk flas më asgjë

Vdes Faik Rexhepi, simboli i rezistencës kundër regjimit të Millosheviqit

“Edhe po të vritem nuk flas pa mu prezantuar dokumenti”- Tara vazhdon të refuzoj t'u përgjigjet pyetjeve të prokurores në Hagë

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Ku mbesin votat e partive që nuk e kaluan pragun?

“Kam gjetur parregullsi në këtë gjykatë”, komandant Hoxha nis dëshminë në gjykimin ndaj ish-krerëve të UÇK-së

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Egli tha se nuk e njeh, kundërpërgjigjet Xheneta: E di shumë mirë se kush jam

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Zelensky: Kemi nevojë për 20 sisteme raketore Patriot, do t’i paguajmë

E zgjodhi për ta rikthyer në lojë, G Bani tani ndërron mendim për Gjestin - e quan lojtar të shkëlqyer

Merz përjashton edhe një herë koalicionin me AfD - pasi Weidel thotë se duart e saj janë 'zgjatur' për t'u bashkuar me një qeveri