LAJMI I FUNDIT:

Poezi dhe verë në katër qytete shqiptare

Poezi dhe verë në katër qytete shqiptare

Të martën në kryeqytetin e Shqipërisë është hapur aktiviteti “Poezia e Verës”- “Poesia del Vino”, i cili brenda katër ditësh do të jetë prezent në katër qytet shqiptare.

Këto veprimtari organizohen nën kujdesin e Ambasadës Italiane në Tiranë, Ministrisë së Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, Ministrisë së Bujqësisë e në bashkëpunim me shoqatat “Syri Blu”, “Poeteka” etj., në kuadrin e iniciativës “Dy popuj, një det një miqësi/Due popoli, un mare, un’amicizia”.

Veprimtaritë do të zgjasin deri në 20 mars, në 4 qytete të Shqipërisë, Tiranë, Berat, Shkodër e Durrës.

Përveç 4 paneleve të shijimit të verërave shqiptare dhe italiane, në program parashikohen katër hapësira për lexime autoriale dhe aktoriale të krijimtarisë së poetëve shqiptarë dhe italianë, kushtuar kulturës së verës dhe vreshtarisë, promovim të antologjisë poetike botuar enkas me këtë rast, teatri i poezisë, promovim i CD-së poetike “La marcia dell ombra”.


Gjithashtu është parashikuar hapja e ekspozitës së piktorit Anastas Konstandinime tematikë nga vreshtaria, si dhe promovimi i vëllimit poetik dygjuhësh poetik “Nuk di nëse deti… / Non so se il mare”. Hapësirat kushtuar poezisë realizohen nga Desantila Kristo dhe poeti italian Claudio Pozzani. Vargjet do të shoqërohen dhe nga interpretimi në violinë e Spartak Sinamatit. /Panorama/