Poetika politike ose, Sabri, a u kusuritëm?!
(Vrojtime kulturore rreth çmimeve politiko-letrare në Kosovë e Shqipëri)
“Kur shkrimtari vihet në shërbim të një ideali, letërsia shkatërrohet”/ Orhan Pamuk
“Nuk kam menduar kurrë që një roman duhet të jetë një manifest politik"/Doris Lessing
“Sot t’i rrish politikës larg nuk është e mundur. Të gjitha çështjet janë të lidhura me politikën e politika vetë është një dredhi, një mal me gënjeshtra, marrëzi, urrejtje e skizofreni. Kur atmosfera e përgjithshme gjeneron, gjuha vuan”. E korrupsioni i një gjuhe, sipas Orwellit, “lind nga shkaqe politike e ekonomike” e kjo vetë, më pas, bëhet një shkak i rënies së gjendjes politike e shoqërore të një vendi.
Këtyre mendimeve të shkrimtarëve (dy të parët nobelistë), rreth korrupsionit të gjuhës e të çmimeve, i dhanë vula në dy javët e fundit Ministria e Kulturës e Shqipërisë dhe Ministria e Kulturës e Kosovës. Mirëpo tash kam një dilemë. Të madhe. Si duhet t’i quajmë keqpërdorimet e çmimeve letrare?! Nëse në qeveri e nëpër ministri ka tenderë e korrupsion, nëpër komisione letrare ka çmime e miqësi. Edhe atje edhe këtu ka para. Edhe e para edhe e dyta ta zdritin, por edhe ta marrin fytyrën. Dmth., ka dallavere nëpër zyra, ashtu siç ka dallavere edhe në pazar (treg), edhe me të huaj, edhe me shqiptarë. Por, dallaverja është politikë e fëlliqtë, e cila, po bëri doli në shesh, merr dhenë dhe ta merr fytyrën.
Këtë shkrim më nxiti ta shkruaj Agron Tufa, kryetari i jurisë së Ministrisë së Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve të Shqipërisë, që jep dhe dha çmime për letërsinë, i cili, duke mbrojtur një mik të vetin nga kritika e Kosovës e duke zbutur mendimin e jurisë për identitetin e rremë prej studiuesi të tij, Sabri Hamitin, na çoi selam: lexoni librat! Ai, sigurisht e di, na fyeu. Bëri mirë apo bëri keq, këtë e di ai. Por, kështu s’i ka bërë, ka bërë keq dhe ka bërë qëllimisht. Ashtu siç, qëllimisht e dha Çmimin e Madh. Ai është shkrimtar i mirë, prandaj nuk duhet të bjerë kaq poshtë, të përzihet me studiues të dobët e të bëjë kontrabandim të çmimeve. Por, ta lëmë këtë punë rreth tij njëherë këtu.
Të bëj me dije tash se, përpos tij, më nxiti të shkruaj edhe “Komisia Letrare e LDK-së”, e cila, pavarësisht se dy javë më parë u identifikua krejtësisht politike, e i tërhoqën veprat nga ajo katër shkrimtarë, ia dha Çmimin Vjetor Kombëtar “Azem Shkreli”, Sabri Hamitit. Dmth., njeriut të vet dhe të LDK-së. Sinqerisht, ndarjen e sivjetme të këtyre çmimeve e kam ditur, prandaj kam shkruar dy javë më parë se do t’i jepet Sabri Hamitit, se anëtarët e jurisë e kanë në sy edhe Ndue Ukajn, domosdo edhe Avdi Visokën. Për këta të tre kam prognozuar dhe ia kam qëlluar. Miqtë duhet të shpërblehen! Tekefundit, kjo juri e Kosovës i ka shkuar përshtati parimit të kosovarëve: I kemi tanët, nuk i japim për të tjerët.
Por, ky studiues, S. H., i konsideruar plagjiator, po me ato libra të cilat janë zënë në flagrancë për plagjiat, përpos që merr “Azem Shkrelin” në Kosovë, merr edhe në nënën Shqipëri një Çmim të Madh nga kryetari i jurisë Agron Tufa, me të cilin kusuriten me një çmim që ka marrë Tufa kohë më parë në Kosovë. Në fund të vitit 2010 ai mori çmimin “Rexhai Surroi”, për romanin “Tenxherja”, si proza më e mirë e vitit 2010. Kryetar i jurisë së këtij çmimi ishte Sabri Hamiti. Megjithëse, dorën në zemër, Tufa në vitin e kaluar pati nisur diçka të ziejë në Shqipëri për Kosovën në tenxheren e vet. Dy herë i shkroi dy shkrime për “Albanizmën” e Sabriut, shkaku i të cilave e mori çmimin “Rexhai Surroi”. Më vjen keq të them, ama ky kontrabandim i çmimeve jo vetëm që ia ka ulur edhe atë pak moral Sabri Hamitit, por shumë më shumë Agron Tufës, i cili në Kosovë do ta ketë respektin si shkrimtar, mirëpo jo edhe si njeri. Për mua, pasi jam futur në këtë bela të çmimeve, më as Tufa nuk do të ketë vlerë dhe as nuk do t’i lexoj veprat e tij. Punë e madhe.
Më kanë ardhur lajme nga Shqipëria, nga ajo kryesi e përbërë nga poeti Bardhyl Londo, studiuesja Persida Asllani (studente e Sabri Hamitit në Degën e Letërsisë në Fakultetin e Filologjisë në Shqipëri), shkrimtari Virgjil Muçi dhe Balil Gjini, se iniciator e ideator për ta shpërblyer me Çmimin e Madh Njeriun e Kosovës ka qenë Agron Tufa, duke u thënë anëtarëve të jurisë se: veprat e tij kanë vlera, se ato fjalë që janë shkruar në medie rreth plagjiaturës së tij nuk janë të qëndrueshme, se më mirë në Kosovë sesa ai nuk shkruan kush. Prandaj, njëzëri duhet t’ia japim atij.
Nuk e di pse njeriu ka interes për, ta zëmë, një mik të keq, ta dëmtojë veten, pendën e vet, keq. Madje nuk e di nëse marrëveshja e tyre ka qenë kështu: ti shpërblemë atje (Kosovë), unë këtu (Shqipëri). Ama, si do që të ketë qenë, Çmimi i Madh për Letërsi 2010 nuk i ka takuar Sabri Hamitit. Nëse nuk kisha gjetur tjetër studiues për t’ia dhënë, do ta lija pa dhënë. Hajnin duhet dënuar. Kështu vepron çdo gjykatë, kështu duhet të veprojë çdo juri, e cila është thirrur për t’i gjykuar e vlerësuar veprat e konkurrentëve të çmimeve vjetore.
Së këndejmi, si është e mundur Ministria e Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve të Shqipërisë të japë çmim për librat që janë botuar vite më parë, e të cilat janë përmbledhur në një variant titulli të ri “Poetika shqipe”. Kujtojmë se: “Poetika shqipe”, i botuar në Tiranë më 2010, është ribotim i tre librave: “Bioletra”, “Tematologjia” dhe “Albanizma”. I pari (Bioletra) është botuar në Prishtinë në vitin 2000, i dyti (Tematologjia) në vitin 2005, i treti (Albanizma) në vitin 2009. Pra, asnjëri prej këtyre librave nuk është botuar në vitin 2010.
Kujtoj si sot, se në 2006-n Ministria e Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve e Shqipërisë i ka dhënë çmimin Penda e Argjendtë “Tematologjisë” së Sabri Hamitit, si libri më i mirë për vitin 2005, libër ky i cili pati marrë kritika të shumta për plagjiaturë, për të cilin ajo Ministri nisi hetimet, por nuk i bitisi. Vetëm dha një prononcim të zbehur: “Nëse ‘Tematologjia’ përmban plagjiaturë, çmimi duhet të kthehet”. Çmimi nuk u kthye, e plagjiati mbetet në të edhe sot e kësaj dite.
Jam kujtuar, kur të shkruaj për plagjiaturë ose vese të këqija të shkrimtarëve, mos ta bëj vetëm në letër, por ta marr një tupan, ose tenxheren e Tufës, t’i bie fort e të endem lart e poshtë qytetit duke bërtitur: Filan Fisteku është plagjiator. Ndoshta vetëm duke u paraqitur kaq budalla e duke e paraqitur të keqen kështu publikisht do të më marrin për të mençur se, sinqerisht, edhe intelektualët kanë rënë kaq poshtë. Prandaj, nëse kemi vendosur të bëhemi përrallë, le të shkojmë deri në fund, të bëhemi përrallë me tupan!
(Autori ka mbaruar studimet për Letërsi, për Gazetari e për Dramaturgji)
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëDjali i presidentit Trump shpërndan postimin e Grenellit, në të cilin thotë Kurti po gënjen se është i afërt me SHBA-në
Edhe Daut Haradinaj reagon për Gjestin: Ai është një bir shqiptari
Kosovari vrau kushëririn në Zvicër pas konfliktit për një mur në Kosovë - gjykata jep detaje
"Ku ke qenë në luftën e Kosovës, çfarë ke bërë në 99' për vendin budalla", G Bani i drejtohet me fjalë të ashpra Gjestit pas përjashtimit të Jozit
Loredana dhe Valbona nuk mund të këndellen nga ikja e Jozit prej BBVA, vazhdojnë të qajnë dhe vajtojnë teksa lexojnë letrën e tij
Leonora Jakupi eskalon ndaj Jozi Markut: O i pa fe, o fëlliqësirë - e nderove babain tënd që ka qenë pjesë e UÇK-së
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Kosovari vrau kushëririn në Zvicër pas konfliktit për një mur në Kosovë - gjykata jep detaje
Edhe Daut Haradinaj reagon për Gjestin: Ai është një bir shqiptari
Loredana dhe Valbona nuk mund të këndellen nga ikja e Jozit prej BBVA, vazhdojnë të qajnë dhe vajtojnë teksa lexojnë letrën e tij
"Po e shkel Kosovën me këmbë", Gerta, Laerti e G Bani në debat të ashpër me Gjestin pas përjashtimit të Jozit
"Tiroli i Jugut si model për Asociacionin" Mandl: Jo një Republika Sërpska, duhet të jetë zgjidhje praktike, pa kërcënim
Katër shembuj të “mbështetjes së pafund” të Trumpit për Izraelin