Leonardo Spinazzola është njëri nga futbollistët më të mirë të Italisë në këtë Kampionat Evropian.
Në fakt nga katër ndeshjet e para të zhvilluara në Euro 2020, anëori i Romës ka marrë dy herë çmimin si lojtari i ndeshjes, ndaj Turqisë dhe Austrisë.
E falë paraqitjeve fantastike në Euro 2020, ylli i Romës mund të ndërrojë skuadër qysh në afatin kalimtar të verës.
Mbrojtësi i majtë po ndiqet me kujdes nga dy gjigantët evropian, Real Madridi dhe Chelsea.
Mediat italiane kanë raportuar se të dyja skuadrat janë të gatshme të shpenzojnë për afrimin e lojtarit gjatë verës, por nga ana tjetër Roma nuk e ka ndërmend ta lejoj largimin e tij.
Drejtuesit e Giallorosëve po i përgatitin lojtarit një kontratë të re afatgjate, ku do të përmirësohet edhe paga e tij.
Vlera momentale e mbrojtësit të majtë italian është rreth 35 milionë euro, por në rast se vazhdojnë paraqitjet e tij fantastike, atëherë ajo mund të rritet edhe më shumë. /Telegrafi/