Site icon Telegrafi

“Po i mban fëmijët peng”, “E ke kthy dinjitetin në pare”, “A pe sheh çfarë fjalori ki” – deputeti Basha e Jasharaj vazhdojnë përplasjet edhe në hollin e Kuvendit

Në mbledhjen e Komisionit për Arsim ku po diskutohej për grevën e SBASHK-ut, ka eskaluar debati pasi deklaratës së deputetit të LVV-së, Dimal Basha.

Kjo ka bërë që kryetari i SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj të lëshojë mbledhjen. Mirëpo, debati i nisur mes tij dhe deputetit Basha ka vazhduar edhe në hollin e Kuvendit.

Deputeti Dimal Basha iu drejtua Jasharajt duke i thënë se nuk është i sinqertë në kërkesat e tij dhe se po i mbanë peng fëmijët.

Rrahman Jasharaj duke lëshuar mbledhjen e Komisionit për Arsim/ Foto: Ridvan Slivova

“Je i pasinqertë në kërkesat e tuaja, i ke marrë fëmijët peng”, iu drejtua Basha, Jasharajt.

Kryetari i SBASHK-ut iu përgjigj deputetit duke i thënë se “a pe sheh çfarë fjalori ki, marre duhet me të ardh”.

Debati nuk ka përfunduar këtu. Deputeti i LVV-së, Basha iu drejtua sërish Jasharajt.

Përplasja e Rrahman Jasharajt me deputetin Dimal Basha në mbledhjen e Komisionit për Arsim/ Foto: Ridvan Slivova

“Pse fjalori, kuj duhet mi ardh marre a ty që i mban fëmijët peng a mu këtu që kërkoj mu ndal greva, se i donë ti 100 euro. Dinjitetin e ki kthy në pare. A ke punu para luftës pa pare tash për 50 euro pi mban fëmijët peng”, iu drejtua Basha, Jasharajt.

Jasharaj sërish iu përgjigj duke i thënë “a pe sheh qysh po bërtet, deputet si ti e kanë sjell punën këtu”. /Telegrafi/

 

 

Exit mobile version