Humbja e afro 200 mijë votave nga PD-ja po krijon një klimë linçimi të Lulzim Bashës që konvergon me largimin e tij nga kryesimi i PD-së.
Besnik Mustafajit i çoi që dje një shkrim tejet të ashpër gazetës “Panorama”, ku pasi kërkonte largimin, argumentonte: “Ai nuk ka më asnjë të drejtë të flasë në emër tonë. Lulzim Basha është drejtpërdrejtë përgjegjës pse ne demokratët jemi sot kokulur para kombit për pushtetin e pakufizuar që mori një njeri i rrezikshëm për Shqipërinë, si Edi Rama me tarafin e ti”.
Me të njëjtat tone foli edhe ish zëvendëskryeministri i Sali Berishës, Ilir Rusmaili : “Gabimi i madh i Bashës për këtë humbje që po pëson qëndron në faktin se nuk i shpjegoi shqiptarëve kush ishte qëllimi i vërtetë i marrëveshjes, kush ishte arsyetimi politik që qëndronte pas këtij bashkimi me të majtën. Ky bashkim u perceptua si një gjë e papërballueshme, e papëlqyeshme. Basha dështoi në shpjegimin e marrëveshjes dhe për pasojë mori këtë lloj vlerësimi te qytetarët”.
Edhe Edit Harxhi, ish-zëvendësministrja e jashtme gjatë qeverisjes së Partisë Demokratike përpara vitit 2013, ka reaguar ashpër në rrjetet sociale pas daljes së rezultateve të para, kështu: “PD-ja ime duhet te ringrihet. Populli foli me heshtje. #Make PD Great Again”.
Por, përpos ish zyrtarëve në garë janë future edhe analistët. Gjatë gjithë paradites në emisionin special të zgjedhjeve në Top Channel u debatua si temë kryesore jo faji i padiskutueshëm i Lulzim bashës në humbje, por fakti nëse ai ka përgjegjësi vetëm për katër muajt e fundit apo për gjithë opozitën katërvjeçare. Në këtë debat shkëlqeu ish-mbështetësi i Bashës, Agron Gjekmarkaj, që e quajti humbjen një përgjegjësi historike.
“Bashës disfatën ia dha lista. PD kishte nevoje për një rinovim cilësor. Ata që duhet të sillte në skenë duhet të ishin personalitete të konfirmuara. Ata që Basha solli nuk ishin aspak përfaqësues, por ishin njerëz të vegjël”, tha Gjekmarkaj.
Po t’i shtosh kësaj klime faktin se peshat e rënda të njohura si armiq të Bashës në PD, Topalli, Patozi, Bregu etj. nuk kanë folur ende situate e liderit të humbur bëhet shumë e vështirë. Ai nuk ka asnjë mundësi që të justifikojë se si e refuktoi PD-në nga 57 mandatet e 2013 në 40 deputetë sot, duke fituar vetëm një qark në të gjithë vendin – atë të Kukësit.
Dhe, duke qenë se PD ka të planifikuar për 22 korrik zgjedhjen e kryetarit të ri, duhet thënë se Basha gjendet në momentin më të vështirë të karrierës së vet. /Lapsi.al/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë![Ismajli për Newborn: E kom rujt prej tana partive – s’kom lanë mesazh të Vetëvendosjes në monument](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/534545644564-780x439.jpg)
Ismajli për Newborn: E kom rujt prej tana partive – s’kom lanë mesazh të Vetëvendosjes në monument
![Sejdiu: Thaçi e ka lexuar deklaratën e pavarësisë, nuk e ka shpallur](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/23123123333333333-780x439.jpg)
Sejdiu: Thaçi e ka lexuar deklaratën e pavarësisë, nuk e ka shpallur
![Pasardhësi i Skënderbeut uron 17 - vjetorin e pavarësisë së Kosovës](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/2311111111111-780x439.jpg)
Pasardhësi i Skënderbeut uron 17 - vjetorin e pavarësisë së Kosovës
![Shkuan të festojnë në veri me flamuj kuq e zi, serbët i gjuajnë me gurë - policia jep detaje](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/26525661256-780x439.jpg)
Shkuan të festojnë në veri me flamuj kuq e zi, serbët i gjuajnë me gurë - policia jep detaje
![“U hap kutia e Pandorës](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Marlind-Laci-Ekspert-i-marredhenieve-nderkombetare-780x439.jpg)
“U hap kutia e Pandorës", eksperti: Shqipëria dhe Kosova duhet të armatosen
![“Flamuri i Dardanisë”, Sejdiu shpalos detaje se si erdh ideja për flamurin e Kosovës](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/image-2025-02-17T215243.082-780x439.jpg)
“Flamuri i Dardanisë”, Sejdiu shpalos detaje se si erdh ideja për flamurin e Kosovës
![104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/09/image2-380x233.jpeg)
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
![Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Screenshot-2024-02-20-142648-380x233.png)
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/07/foto-kryesore-per-tlgre-380x233.jpg)
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
![A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/ballkan-summit-380x233.jpg)
A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?
![Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/rsz_220250130_telegrafi_deals-380x233.png)
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
![Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/1-272-380x233.jpg)
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
![Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/20241218-Telegrafi-Deals-380x233.png)
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
![25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/11/1_optimized-380x233.png)
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat
![“Rri i fortë dhe mos e ndal buzëqeshjen”- Getinjo mesazh mbështetës për Gjestin](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/page-104-780x439.jpg)
“Rri i fortë dhe mos e ndal buzëqeshjen”- Getinjo mesazh mbështetës për Gjestin
![Ismajli për Newborn: E kom rujt prej tana partive – s’kom lanë mesazh të Vetëvendosjes në monument](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/534545644564-780x439.jpg)
Ismajli për Newborn: E kom rujt prej tana partive – s’kom lanë mesazh të Vetëvendosjes në monument
![Dy lojtarë të Rayo Vallecanos një zëri: Nuk e dimë pse u anulua goli ndaj Barcelonës](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot-2025-02-17-233207-780x439.png)
Dy lojtarë të Rayo Vallecanos një zëri: Nuk e dimë pse u anulua goli ndaj Barcelonës
![Kryesuesi i Konferencës së Sigurisë së Mynihut nuk arriti të ndalë lotët gjatë fjalimit lamtumirës](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/1-172-780x439.jpg)
Kryesuesi i Konferencës së Sigurisë së Mynihut nuk arriti të ndalë lotët gjatë fjalimit lamtumirës
![Sejdiu: Thaçi e ka lexuar deklaratën e pavarësisë, nuk e ka shpallur](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/23123123333333333-780x439.jpg)
Sejdiu: Thaçi e ka lexuar deklaratën e pavarësisë, nuk e ka shpallur
![Zgjedhjet, pesë çështje kyçe me të cilat përballet kancelari i ardhshëm i Gjermanisë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/1-162-780x439.jpg)
Zgjedhjet, pesë çështje kyçe me të cilat përballet kancelari i ardhshëm i Gjermanisë