Turqia vazhdon të jetë e tronditur politikisht dhe nga ana njerëzore nga atentati në aeroportin e Stambollit – edhe nëse aeroportin e hapën pas një ndërprerjeje të shkurtër, edhe nëse e përditshmja me sa duket vazhdon. Sepse në kthimin kaq të shpejtë në një gjendje në dukje normale ka edhe spostim të vëmendjes. Turqia është dhe mbetet në shënjestër të terrorit – të terrorit si islamik, ashtu edhe atij kurd. Siguria e brendshme e vendit është e rrezikuar, jeta është e rrezikshme. Pasojat janë të dallueshme.
Më e rëndësishmja: turizmi ka pësuar kolaps. Pushuesit nuk shkojnë më në Turqi. Me këtë pëson kolaps njëra nga degët më të rëndësishme ekonomike të vendit. Qindra mijëra vetë janë të prekur – do të humbasin punën, nuk do të fitojnë para. Kjo e vë në telashe edhe Presidentin Erdogan të paparashikueshëm në veprimet e tij. Shumë prej veprimeve që ai i ka bërë me mendjen e tij, turqit i kanë pranuar të qetë – për aq kohë sa Turqia ishte në gjendje të mirë ekonomike. Tani e gjitha po shembet – dhe jo së fundi edhe investimet ndërkombëtare në vend.
Po kaq e rëndësishme: sa të dobëta janë me të vërtetë organet e sigurisë në Turqi? Sa pak dinë ato? Kjo në një kohë kur shërbimet e fshehta duket se janë në gjendje që të identifikojnë dhe të përndjekin çdo zë opozitar në Turqi ose edhe jashtë vendit. Pra a dinë ato me të vërtetë kaq pak? Apo duan të dinë kaq pak? Apo donin të dinin deri tani kaq pak? Këto janë pyetje që kërkojnë me këmngulje përgjigje.
Me sa duket papritur, por ndoshta në mënyrë të nevojshme në këtë javë ndodhi një kthesë e çuditshme në politikën e jashtme të Ankarasë. Dhe kjo ndodhi në dy raste: Presidenti Erdogan e riparoi raportin e tij me Izraelin. Erdogani kërkoi falje edhe te Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin – për rrëzimin e një avioni gjuajtës rus dhe për vrasjen e pilotit në tokë. Me këtë Erdogani u përpoq që të çlirohej nga një izolim gjithnjë e më i madh në politikën e jashtme. Dy fronte tani u rregulluan. Veç kësaj ai kërkon kontakt edhe me Presidentin e Egjiptit, Al-Sisi, për të forcuar këtu sërish lidhjet tradicionale.
Me këtë Turqia kthehet në premisa të para në rolin e saj si faktor për t’u marrë seriozisht në politikën e jashtme në Lindjen e Afërme të paqetë. Sepse problemi më i rëndësishëm i Turqisë është para derës së shtëpisë, direkt në kufi, lufta civile siriane. Turqia ka pranuar miliona refugjatë. Por që ditën e parë të luftës Erdogani ka mbështetur opsionin se një fund i luftës është i mundur vetëm me Assadin. Marrëdhënie më të mira me Moskën mund të ndihmojnë që Turqia të thotë fjalën e saj edhe për Sirinë. Ndoshta edhe me Assadin.
Erdogani do që të dalë nga izolimi i tij diplomatik. Synimet e detyrojnë që të rigjallërojë aleanca të vjetra. Kjo e bën të qartë se Erdogani është më pragmatik, se besojnë shumë njerëz. Kjo mund të pasqyrohet edhe përballë Berlinit: edhe këtu mund të përmirësohen marrëdhëniet. Në dobi të të dyja vendeve, në dobi edhe të shumë turqve që jetojnë në Gjermani – dhe të cilët i regjistruan shpërthimet e fundit kundër Gjermanisë pa i besuar, të tronditur ose edhe të frikësuar – siç bënë shumë më parë edhe për rezolutën për Armeninë të Bundestagut Gjerman.
Erdogani përpiqet ta çlirojë vendin e tij nga gjendja pisk në politikën e jashtme. Por po kaq e rëndësishme do të jetë që Turqia të çlirohet brenda vendit. Kjo do të thotë kthim në një zgjidhje politike të konfliktit kurd. Kjo do të thotë: kthim në lirinë e shtypit dhe të mendimit. Kjo do të thotë: kthim në demokracinë turke. Pra kjo do të thotë që t’i jepet fund përpjekjes për ta bërë autokraci Turqinë. Rreziku i terrorit islamik mbetet i paprekur prej kësaj.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
E konfirmon Trump: Zelensky në Shtëpinë e Bardhë për të nënshkruar marrëveshjen për burimet natyrore dhe rindërtimin e Ukrainës

Dëshmitari i akuzuar për spiunazh: Na ofruan para që vëllai ta tërheq deklaratën e dhënë lidhur me shpërthimi në lokalin “Sekiraqa”

Të shtëna armësh pas gjykimit për vrasjen e Besar Nimanit, plagosen familjarët e njërit prej të pandehurve

Një grua humb jetën nga sulmi në zemër pas ndjekjes nga qentë në Podujevë

Pas dënimeve, Dodik: Nga sot më nuk ekziston Bosnja dhe Hercegovina që keni imagjinuar

Trump ishte pajtuar me Putinin, por tani Rusia i 'hanë' fjalët për paqeruajtësit në Ukrainë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Bien 'drastikisht' vlerat e kriptovalutave - pse po ndodh kjo?

Zbulohet identiteti i gruas së dytë të Feros - ka një ngjashmëri të madhe me Arbenitën

Videoja e cila po shpërndahet me të madhe, Egli Tako pranon se po merr antidepresantë brenda shtëpisë së Big Brother VIP Albania 4

Real Madridi po përgatit një ofertë të madhe për transferimin e yllit të PSG-së

E dashura e re e yllit të Real Madridit, dikur pjesë e faqeve 'online' për eskorta? Jude Bellingham në qendër të vëmendjes për lidhjen e tij të re

Guardiola rikthehet për yllin e Real Madridit: Man City i gatshëm për ofertë 150 milionëshe