“Pak është shumë” është një refren i njohur sot, por ideja është 2500 vjet e vepër. Beverley D’Silva shkruan për rendin e jashtëm dhe qetësinë e brendshme dhe se pse thjeshtësia na bënë më të lumtur. Pjesë të shkrimit të saj, të publikuar në BBC, Telegrafi sjell më poshtë.
Minimalizmi është kudo këto ditë. Për diçka që ka të bëjë me reduktimin dhe “më pak është më shumë”, janë shumë gjëra të pakuptimta rreth kësaj teme. Termi zbatohet për filozofi të panumërta, për produkte ose zgjedhje jetese, për një dizajn që përshtatet lehtë e deri te synimi për më pak pasuri ose për asketizmin e ngjashëm me atë murgjve. Përkufizimet janë të shumta. A është kjo një filozofi e thellë që synon të na bëjë të reflektojmë mbi dëmin që po ia bëjmë planetit, si projekti i vitit 2001 i artistit Michael Landy, “Break Down”, në të cilin i shkatërroi të gjitha të mirat e tij të kësaj bote? Apo ka të bëjë veç me objektet – ato që i zotërojmë dhe ato që i hedhim – në nivelin e Marie Kondos, perandoreshës së organizimeve, koncepti i së cilës për “të nxitur harenë” përmes asaj që kemi përreth ka bërë jehonë me mbi 11 milion libra të shitur të Metodës së saj Kon-Mari.
Kondo është pjesë e një ushtrie të re që ka marshuar në skenën publike në dekadën e kaluar, duke e goditur daullen e minimalizmit. Me të janë Joshua Fields Millburn dhe Ryan Nicodemus, aka Minimalistët. Në vitin 2009, miqtë e fëmijërisë vërejtën se minimalizmi mund të ndryshojë jetët e tyre me strese, me fitime të mëdha dhe me akumulim pasurie që sot thonë se vepronte si një shmangie nga pakënaqësia. “Po e ndiqja ëndrrën amerikane”, thotë Nikodemi, “derisa e kuptova se nuk ishte ëndrra ime”. Të kapluar nga minimalizmi, ata rrënuan dhe shkatërruan 90 për qind të pasurisë së tyre, duke e nxitur harenë – dhe karrierat e reja – përmes blogeve, librave dhe serive të suksesshme. Seria e tyre e re në Netflix, “Less Is Now”, flet për historitë e tyre personale me një ndërthurje me njohuritë e ekspertëve si Annie Leonard nga “Greenpeace USA”, e cila shprehet se “korporatat dhe shtytja për fitim nxisin varësinë ndaj gjërave” dhe dëmtojnë “komunitetin, qëllimin dhe identitetin”. Erwin McManus, themeluesi i një “megakishe” në Los Anxhelos, ka një interpretim shpirtëror: “Mësimet e minimalizmit janë të fuqishme sepse po zhytemi në gjërat e gabuara dhe po vdesim nga uria për gjërat që na duhen”.
Millburn Fields dhe Nicodemus besojnë në misionin e tyre për të ndihmuar “njerëzit që të çojnë jetë më me kuptim e me më pak gjëra”. Libri i tyre i ri, “Love People, Use Things: Because the Opposite Never Works”, zbërthen mesazhin se të hedhësh gjërat e tepërta nuk do të thotë se ke më pak: “Përqendrohemi te krijimi i hapësirës për më shumë kohë, paqe, krijimtari, përvoja, kënaqësi e liri”. Nuk është çudi që minimalizmi po shtohet kur malet me gjësende po rriten: familja mesatare amerikane zotëron 300 mijë artikuj dhe kështu kërkohet hapësira shtesë. Reagimi kundër kësaj është lëvizja “shtëpia e vogël”; shtëpia që zakonisht ka 40 metra katrorë ose më pak dhe që shpesh janë të bëra vet, duke reflektuar dëshirën për kosto të reduktuara të jetesës, për thjeshtësi dhe liri më të madhe.
Kyle Chayka është autori i librit “The Longing for Less: Living with Minimalism”. Me një sfond në kritikën e artit, Chayka, i cili jeton në Nju-Jork, e sheh minimalizmin me më kuptim dhe me histori më të thellë sesa njihet përgjithësisht – sidomos nga bota e artit që nënkupton nisma të reja e jo boshllëk. Libri i tij i vitit 2020 përqendrohet te origjina dhe te figurat kulturore të viteve 1960 nga të cilat lëvizja ka marrë emrin: “Minimalizmi me një M të madhe”, shprehet ai. Ai e ka fjalën për mjeshtrit e arteve të bukura si Donald Judd, Dan Flavin, Agnes Martin; për kompozitorët si John Cage, Philip Glass dhe Julius Eastman; dhe për dizajnerët, shkrimtarët, arkitektët dhe artistët për të cilët është aplikuar etiketa. “Minimalizmi nisi në botën e artit dhe kishte të bënte me gjetjen e bukurisë në gjëra të papritura, të tilla si materialet industriale, diçka që ishte injoruar më parë, si dhe gjetjen e vlerës tek to e jo te krijimi i diçkaje që është krejtësisht e zbrazët dhe bosh”, thotë Chayka. “Hedhja e të gjitha sendeve tuaja dhe fitimi i më pak parave mund të duket si një rebelim kundër konsumizmit, por gjithashtu bëhet ortodoksi kur duhet të blini gjërat e reja të duhura dhe kur e ndiqni estetikën e duhur”.
Minimalizmi modern mund të ketë filluar në shekullin XX, por rrënjët e filozofisë shkojnë shumë më larg, rreth 2500 vjet te Diogjeni – “jokonformisti origjinal”, sipas William Stephensit, profesorit të Filozofisë në Universitetin Krejgton të ShBA-ve. Diogjeni lindi rreth vitit 412 p.e.s. Udhëtoi nga ajo që tani quhet Turqi, deri në Athinë, i bindur se nuk kishte nevojë për shtëpi. Ai jetonte në një fuçi. Gjithçka që posedonte ishte një mantel, një shkop dhe një qese lëkure (askush s’e dinte se çfarë kishte aty, meqë nuk kishte para). Pasi e “zbuloi lumturinë përmes vetëzotërimit dhe vetëmjaftueshmërisë”, thotë Stephens, “Diogjeni refuzoi të përputhej me vlerat e shoqërisë të akumulimit të pasurisë dhe statusit shoqëror… kështu që ishte minimalist origjinal”. Pastaj, nga filozofia helenistike e stoicizmit – që ka të bëjë pjesërisht me “durimin e dhimbjes ose vështirësive, pa shfaqjen e ndjenjave dhe pa ankesa” – informohemi për jetesën minimaliste, për ide të thjeshta të jetesës, duke e pranuar ndryshimin dhe përqendrimin në vetvete e komunitet e jo në posedime. Stoikut Seneka shkroi se “e bindte veten se mund të bësh një jetë të lumtur edhe pa pasuri”.
Hijet e stoicizmit jehojnë në librin e Gretchen Rubinit, “Outer Order, Inner Calm”. Ajo thotë se libri i saj i vitit 2019 tregoi se “njerëzit ndjenin se po dalin jashtë kontrollit, në një botë me trazira, madje para pandemisë. Është e natyrshme se dëshiron të kontrollosh mjedisin tuaj, për ta menaxhuar pasigurinë dhe ankthin… Unë u them njerëzve: Çfarë ju bën të ndiheni më të lumtur? Ata vazhdimisht përgjigjen diçka si ‘dua ta shtroj shtratin tim’. Një akt i thjeshtë, një rregull i vogël, i bën ata të ndjehen se po fillojnë mbarë ditën e tyre “. Rubini merret me “muret e bardha” të minimalistëve me “mos zotëro asgjë”. “Mund të ketë një dimension shpirtëror për objektet materiale, meqë shpesh bëjmë blerje në kërkim të vlerave më të larta. Kështu, mbase luledielli i gomës që ke blerë ka pasur një qëllim – do të gëzojë familjen ose do t’i shtojë kolorit dritares”. Duke folur për lidhjen emocionale me objektet, e këshilloi një shoqe që kishte “një dollap të mbushur me fustane të gjata zyrtarë që nuk i vishte kurrë, por që ishin nga koha kur partneri i saj, të cilin ajo e donte shumë, vdiq nga kanceri. Këto veshje ishin të lidhura me kujtimet e saj”. Ato vendosën që një fustan, i preferuari i mikeshës, ia vlente të mbetej – “ndoshta jo përgjithmonë, por tash për tash”.
“Në kontekstin e jetës së lumtur, mund të pajtohemi se një dollap i mbushur është problem i parëndësishëm”, thotë Rubin. “Megjithatë, kur merremi me këtë, njerëzit thonë se ndihen shumë më energjikë dhe se kanë më shumë përqendrim e një ndjenjë më të mirë për mundësitë. Kurrë nuk e harroj këtë fjali: Më në fund pastrova frigoriferin tim e tani e di se mund ta ndryshoj karrierën time”.
Këto gjëra nuk janë risi për John Pawsonin, arkitektin britanik i cili ka praktikuar reduksionizmin në punën e tij për më shumë se 40 vjet. Ai u trajnua nga dizajneri japonez Shiro Kurumata dhe estetika e tij minimaliste është e dukshme në gamën e gjerë të veprave. “Që në moshë të re isha i interesuar për atë se çfarë i bënte hapësirat më të qeta”, ka thënë Pawson. Kështu, si i ri hoqi pothuajse çdo objekt nga dhoma e tij, përveç shtratit. “Duhet disiplinë e madhe për të reduktuar derisa nuk mund të heqësh më shumë”, ka deklaruar ai. Duke reflektuar në atë se si kjo lëvizje është tregtuar, se si është paketuar dhe materializuar, ai thotë: “Shoh në librari librin e Marie Kondos dhe të të gjithë të tjerëve, ndërsa pyes veten: Mbase mund të shkruaj një libër për atë se si të mos ketë asgjë? Por, në fund mendoj nëse ai libër i vetëm do të ishte shumë”!? /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje