Një plazh shumë i bardhë, të cilin mund ta arrini vetëm nëpërmjet një tuneli të gjatë 80 metra, që lidh Oqeanin Paqësor.

Në zemër të arkipelagut amerikano-qendror, në ishullin Marieta, Meksikë, gjendet Playa del Amor apo Plazhi i dashurisë, një plazh i formuar shekuj më parë, në brendësi të një krateri vullkanik.


Një vend shumë i bukur, që Komisioni kombëtar, për të mbrojtur vendet natyrore të tij, ka vendosur ta hapë për publikun vetëm tre muaj në vit, për të mos e dëmtuar, shkruan Telegrafi.com.

Në hapjen e tij, Komisioni ka vendosur disa rregulla: Ishulli mund të frekuentohet maksimumi nga 116 persona në ditë, ekskursionet janë të limituara me maksimumin 30 minuta dhe numri i grupeve nuk duhet t’i kalojë 15 persona. /Telegrafi/

364124,xcitefun-hidden-beach-mexico-6

hidden-beach-marietas-islands-puerto-vallarta-mexico-5

islas-marietas-cierre

maxresdefault

merietas_ostrvo2

Playa-de-Amor-Hidden-Beach