Tashmë disa muaj shumë qytetarë në Maqedoni të Veriut kanë raportuar mashtrime të ndryshme nga platforma si BigCommerce+, duke vendosur shuma të mëdha me shpresën se për disa ditë ky investim do të dyfishohet.
Mirëpo, kjo skemë, e njohur si piramidale, ka disa ditë që është jashtë funksionit dhe se qytetarëve nuk po ua jep fitimin e tyre.
Disa prej qytetarëve që kanë ra pre e këtij mashtrimi, thonë se kanë humbur vlera të majme financiare. Ata porosisin që qytetarët e rajonit të mos bien prej e këtyre përpjekjeve për të fituar para të “shpejta”.
“Ky BigCommerce+ i cili ka vjedhur edhe emrin e BigCommercit si kompani serioze, është një platformë e cila fshihet pas një petku të Multi-Level Marketing, që në fakt s’është as e tillë por që bind përdoruesit se ata janë duke investuar në produkte e me shitjen e tyre ata përfitojnë një përqindje të caktuar. Fillimisht pjesa dërmuese e përdoruesve e ka besuar, mirëpo me kalimin e kohës u dëshmua se nuk ka qenë e tillë aspak dhe se ka të bëjë me një skemë piramidale klasike ku medoemos dikush duhet në fund të paguaj faturën e trashë”, shpjegon në kushte anonimiteti për Telegrafin njëri nga qytetarët e mashtruar.
Ai tregon se “fitimet” rriten edhe nga anëtarësia që sillen në këtë platformë.
“Duke qenë se është skeme piramidale, ‘fitimet’ rriten edhe nga anëtarësia që t’i sjell. Ajo që dilte si fitim gjatë ditës dallonte nga personi në person, por di shumë persona që e tejkalonin edhe vlerën prej mbi 1,000 dollarë në ditë. Për të qenë e pa kapshme për autoritetet të gjitha transaksionet e ‘investimeve’ dhe shpagimeve realizohesh me kriptovaluta dhe për fat të keq kriptovalutat ende s’janë të sistematizuara në vendin tonë dhe keqpërdorime të tilla mund të ndodhin edhe në të ardhmen”, tregon ai.
Ndërsa, për qytetarin tjetër të cilin e ka intervistuar Telegrafi, për disa ditë kishte pasur rënie të herë pas hershme të sistemit.
“Ditë më parë kishte rënie të përkohshme të sistemit dhe i njëjti është rregulluar me arsyetimi se është transferuar në një server tjetër, ndërsa pas funksionimit ka pasur shumë vonesa si rezultat i kërkesave të mëdha për tërheqje të mjeteve financiare. sa para janë humbur në këtë aplikacion nuk mund të them unë por edhe askush tjetër për shkak të faktit se s’dihet kush sa ka investuar dhe se nuk kemi qasje në BigCommerce+, por sipas asaj që kemi parë, kriptokuleta e BigCommerc+ në ditën e fundit kur është mbyllur ka regjistruar qarkullim prej 12 milionë dollarësh. Është pikëllues fakti se sa persona kanë humbur me kyçjen e tyre ne ditët e fundit. Mirëpo, më shumë është humbur fitimi potencial sesa mjete reale të investuara”, thotë ai.
Për njohësin e marketingut, Burhan Selmani gjysma e vizitorëve të BigCommerce+ kanë qenë nga Maqedonia e Veriut.
“51.9 për qind e vizitorëve të BigCommerce+ paskan qenë nga Maqedonia e Veriut. nuk ishte skemë piramidal… ishte thjeshtë mashtrim [scam]”, ka shkruar Selmani.
Ministria e Punëve të Brendshme të Maqedonisë së Veriut thotë se deri më tani nuk kanë pranuar ndonjë ankesë nga vetë qytetarët.
“Në Departamentin e Krimeve Kompjuterike dhe Forenzikës Dixhitale nuk është pranuar asnjë raportim. U bëjmë thirrje qytetarëve që të kenë kujdes e të mos bien pre e tentativave mashtruese, veçanërisht nëse është e dukshme se ofrohen përfitime joreale. Nëse mashtrohen atëherë të raportojnë në MPB”, tha për Telegrafin zyrtari për informim në MPB, Toni Angellovski.
Ndërsa, ministri i Shoqërisë Informatike dhe Administratë, Admirim Haliti në RTV 21 në Maqedoni të Veriut ka thënë se shteti është i kufizuar që t’i mbrojë qytetarët nga kompani fiktive siç është Big Commerce+.
“Tash kur bëhet pyetja se shteti çfarë mekanizma ka, më duhet ta konstatoj se shteti në fakt është i limituar që t’i mbrojë qytetarët nga këto skema sepse në parim, shteti, nëse ndonjë person juridik, ndonjë kompani e regjistruar në Maqedoni bën dallavere, gjegjësisht i dëmton qytetarët, në ato raste shteti e ka shumë të lehtë ta përndjek personin juridik. Por, në rastin kur firmat e caktuara fiktive, siç është BigCommerce+, origjinën nuk e kanë këtu te ne, e vetmja mundësi që e ka shteti është t’u dërgojë kërkesë ISP-ve që ata ta bllokojnë një IP të caktuar”, tha Haliti.
Lidhur me këtë çështje, Telegrafi ka pyetur edhe në Kosovë se a ka probleme të njëjta.
Por, deri në momentin e publikimit të këtij shkrimi Policia e Kosovës nuk ka kthyer përgjigje.
Ndërsa, nga Banka Qendrore e Kosovës thonë se aktualisht nuk është raportuar për ndonjë rast të tillë.
“Në BQK nuk është raportuar ndonjë rast për subjektin të cilit i referoheni”, thuhet shkurt në përgjigjen e BQK-së për Telegrafin.
Në fund, qytetarët bëjnë apel që të mos bëhen viktima të këtyre platformave dhe se sipas tyre, jo çdo që ofrohet falas, mund të jetë mashtrim.
“Mesazhi për të rinjtë do të ishte, të ruhen vlerat familjare të cilat paraardhësit i kultivuan, të mos ndikohemi nga kjo kohë në të cilën të korruptuarit dhe të pasuruarit padrejtësisht po krijojnë trende e si pasoje t’i ndjekim hapat e tyre. Shpërfillni hilet gjinjtë dhe promovoni vlerat familjare, kështu do jemi larg këtyre mashtrimeve por edhe larg mashtruesve. Rinia jonë dinë dhe mundet shumë më tepër, por rinia jonë edhe meriton ndryshe”, thonë ata.
“Në SHBA thonë se “nuk ekziston drekë gratis”, pra asgjë nuk është falas. Edhe në rrjetet tjera që shfrytëzojmë vlen parimi, nëse nuk paguan, ti je produkti e jo përfituesi”, përfundon apeli i tyre. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëSot minimi masiv shkëmbor, qarkullimi do të ndërpritet në rrugën Klinë-Pejë
Spitali që po thyen tabutë e trajtimit të varësive në Kosovë tani me emër dhe vizion të ri
Këto janë TOP konkurset e kësaj jave
Al Trade feston 25 vite suksese dhe shpërblen besimin tuaj!
Trump po sjell këmbimoren për kriptovaluta TruthFi
Erëra të forta në pesë rajone, mbesin pa rrymë shumë banorë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë e do me ngulm rivali i tyre
Një epokë e re në bashkëpunimin ushtarak: Ja se si vendet anëtare të BE-së "po bashkohen për një mbrojtje të avancuar”
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar
"Kam 90 për qind gjasa që s'do mbijetoj", zbardhet biseda telefonike që Diana realizoi me babanë e saj para se të largohej nga BBVK
Publikohen pamjet tronditëse të momenteve të fundit të Liam Payne sa ishte gjallë - stafi i hotelit kryen lëvizje të çuditshme dhe ka mospërputhje të kohës
Zyrtari i lartë ushtarak britanik: Jemi të gatshëm qysh sonte të luftojmë me Rusinë