Plassnik: Duhet futur dinamikë në negociatat për Kosovën

Ajo ka vlerësuar se, insistimi në pozitat fillestare apo veprimet e njëanshme nuk është recetë për të ardhmen dhe kjo nuk çon përpara.
Plassnik ka theksuar se përmbajtja e propozimit për të ardhmen e Kosovës është e rëndësishme, e jo paketimi.
Vendimtare është të kihet parasysh qëllimi i përgjithshëm, e kjo është integrimi i Serbisë në BE. Së bashku duhet të mendojmë si mund të arrijmë më së miri deri aty, ka thënë Plassnik.
Ajo, në një deklaratë të dhënë në Vjenë, pas takimit me presidentin serb, Boris Tadiq, dhe shefin e diplomacisë serbe, Vuk Jeremiqin, ka thënë se popullatës së rajonit i nevojitet perspektiva konkrete, e jo një kala në ajër, duke vlerësuar se, nevojitet maturi dhe realizëm.
Nga
Telegrafi
26/09/2007
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals

















































