Deputetët e Kuvendit të Kosovës po e përgatisin terrenin që pas përfundimit të mandatit të kenë mundësi të përfitojnë pagë të plotë nga shteti për tri vjet rresht.
Ideja për të përfituar pagë kalimtare për një periudhë kaq të gjatë kohore është ngritur nga anëtarë të Nënkomisionit për mandate dhe Rregullore të Punës së Kuvendit, gjatë draftimit të Rregullores së re të legjislativit.
AktivPress mëson se kjo ide e lansuar gjatë një punëtorie jashtë Prishtinës, tashmë është vënë si propozim amendament në Rregullore.
“Gjatë punëtorisë është nxjerr propozim- amendamenti i cili e përcakton që ish-deputeti, nga dita e përfundimit të mandatit, e ka të drejtë e marrjes së pagës kalimtare ekuivalente me pagën e tij bazë të mëparshme për një periudhë prej 36 muajsh, përveç nëse ai ka të ardhura të rregullta financiare nga buxheti i shtetit”, ka thënë njëri nga deputetët e pranishëm në punën e nënkomisionit parlamentar.
Aktualisht, lartësia e pagës bazë të deputetit është 1488 euro.
Kështu, nëse propozimi i ri gjenë mbështetje të gjerë në Kuvend, atëherë një deputet, për tri vjet mund të marr nga shteti jo më pas se 53568 euro.
AktivPress ka insistuar të marr një qëndrim nga kryetari i Nënkomisionit për Rregullore të Kuvendit, Armend Zemaj, por ai ka qenë i paqasshëm gjatë gjithë kohës.
Ndërkohë, deputeti Agim Ademaj, si anëtar i Komisionit për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit nga radhët e LDK-së, e ka pranuar se është biseduar për çështjen e kompensimit të deputetëve pas përfundimit të mandatit, por ka thënë se gjithçka është në fazën e propozimeve apo sugjerimeve.
“Rregullorja e Kuvendit është duke u punuar. Ky propozim nuk e ka marrë ende vizën në Komision të Legjislacionit, kështu që këto janë krejt propozime dhe sugjerime. Të shohim se si do të veprohet”, ka thënë Aliu.
Personalisht ka thënë se është kundër një propozimi të tillë.
“Unë nuk e mbështesë propozimin që të ketë kompensim për deputetët edhe 3 vjet pas mandatit”, ka deklaruar ai.
Ndryshe prej Aliut, deputeti i PDK-së, Nezir Çoçaj është shprehur me nervozizëm kur është pyetur për këtë çështje.
“Komisioni për Buxhet dhe Financa i ka këto punë. Këto çështje më shumë janë perceptime të qytetarëve dhe të gazetarëve të shërbimeve të huaja sekrete të Serbisë dhe të dreqit të mallkuar që na e kanë qit fytyrën e zezë edhe neve që po mundohemi me jetuar dhe me punuar me 1294 euro sa na dalin rrogë neve si deputetë. Rregullore financiare nuk bëjmë ne. Ne e bëjmë rregulloren e Kuvendit, siç është kjo aktuale për ta përmirësuar, mos me lënë hapësirë për këto keqpërdorimet që po ndodhin, për kuorum, mosprezencën e deputetëve etj”, ka thënë Çoçaj.
Mirëpo, ai nuk e ka pasur parasysh faktin se çështja e pagës kalimtare është e përcaktuar edhe me Rregulloren që është në fuqi, vetëm se tash koha e përfitimit është propozuar të zgjatet nga një në tri vjet.
“Deputetit, pas përfundimit të rregullt të mandatit, i takojnë të ardhurat mujore për periudhën prej dymbëdhjetë (12) muajve, të përcaktuara me rregullën 2.1, po qe se gjatë kësaj kohë nuk kthehet në vendin e punës, të cilin e ka pasur para zgjedhjes deputet, ose në vend tjetër të përshtatshëm për të”, thuhet në Rregulloren e punës së Kuvendit.
Deputetët e legjislaturave të mëparshme e patën rregulluar me Ligjin për Kuvendin, çështjen e përfitimit pas mandatit.
Në të ishte përcaktuar e drejta për pension suplementar, varësisht nga numri i mandateve të deputetit, mirëpo Gjykata Kushtetuese e pati pezulluar këtë të drejtë duke e cilësuar një pension të tillë si antikushtetues.
Gjatë një analize që kjo gjykatë i kishte bërë legjislacionit vendës, kishte dhënë vlerësimin se, pavarësisht se në ligj ishte përshkruar si “pension suplementar”, ai kishte shumë tipare që ngjanin si dhuratë suplementare pas punësimit, sesa si një pension suplementar tradicional. /AktivPress/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Si do të ndikojnë tarifat ndaj Kanadasë dhe Meksikën në çmimet e karburantit në SHBA?

Çeli pranvera, çelen edhe zbritjet fantastike në Bau Market!

Tradita e Prizrenit në çdo kafshatë - LIRI sjell shijen e ëmbël të Ramazanit

Afati mbyllet këtë të shtunë! Bursa për studentët e Kosovës për studime Bachelor dhe Master në CITY College, Universiteti York Europe Campus në Selanik, Greqi

Njoftim me rëndësi nga Aeroporti i Prishtinës!

Rrezikohen shërbimet për fëmijët me sindromën Down: Dërgo SMS dhe Ndihmo!

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Gjesti nuk e përballon dot debatin, çohet dhe largohet nga banorët gjatë transmetimit direkt në BBVA

As Ancelotti nuk e qetësoi, Brahim Diaz iu hakmor Diego Simeones

"Nuk kam parë gjë më të shpifur", Gjesti kritikohet pasi i erdhi ndot nga trupi i Eglit për shkak të nishanit

Kështu do të duket shpërndarja e mandateve në Kuvendin e Kosovës

Trump kërcënon studentët protestues: Të huajt do të dëbohen, amerikanët do të burgosen

Meloni refuzon propozimin e BE-së për dërgimin e trupave italiane në Ukrainë: Mund të shkoni, por jo me ushtarët e mi