Profeti Muhamed, i lindur në vitin 570, besohet nga myslimanët se është profeti i fundit i Zotëve për njerëzimin.

Vendi ku ai pushon në Medina, Arabi Saudite, vizitohet nga miliona myslimanë çdo vit dhe konsiderohet si vendi i dytë më i shenjtë pas Qabesë, ndërtesa e famshme me kuba të zinj në Mekë.


Por gjatë ditës së djeshme, një akademik saudit i ka bërë publike planet e diskutueshme për t’i lëvizur mbetjet e Profetit nga varri nga frika e disa dijetarëve se vendi po bëhet gjithnjë e më shumë vend i adhuruar, transmeton Koha.net.

Sipas “The Independent”, një dokument 61 faqesh ka qarkulluar në mesin e mbikëqyrësve të vendit të shenjtë e që propozon që trupi i Profetit të zhvendoset në varrezat al-Baqi, që gjendet afër vendit ku tashmë veçse gjendet i varrosur Profeti, ku do të varrosej fshehurazi.

Dr Irfan al-Alawi, drejtor i Fondacionit për Hulumtime të Trashëgimisë Islame, i ka thënë gazetës: “Duan që t’i parandalojnë pelegrinët nga pjesëmarrja dhe përnderimi i varrit sepse besojnë se kjo është “shirq”, apo idhujtari. Por, mënyra e vetme për t’i ndalur njerëzit së vizituari Profetin është ta zhvarrosin prej aty dhe ta varrosin në varreza”, transmeton Koha.net.

Idhujtaria, e njohur si “shirk” në besimin islam, është adhurimi i objekteve apo shenjtorëve dhe është i ndaluar me fe.

Ende nuk dihet nëse Mbreti Abdullah i Arabisë Saudite, që është kujdestari zyrtar i vendit të shenjtë, e as mbikëqyrësit e xhamisë al-Masjid al-Nabawi ku ruhen eshtrat e Profetit, janë pajtuar për këtë ide.

Qeveria Saudite më parë pati insistuar se zhvillimin e vendeve të shenjta i trajton me “seriozitetin më të lartë”.

Por ekziston frika se me zbulimin e këtij plani, i cili rrjedh nga një lëvizje reformiste e njohur si Wahhabism, myslimanët do të ndahen, ku do të ketë kundërshtime mendimesh nga Sunitët dhe Shiitët.

“Jam i sigurt se besimtarët islamë në mbarë botën do të pësojnë tronditje të madhe me këto njoftime. Do të shkaktojë zemërim”, ka thënë Dr Alawi. /koha.net/