LAJMI I FUNDIT:

Plaku 106 vjeç çdo muaj ecë 700 km për ta marrë pensionin

Plaku 106 vjeç çdo muaj ecë 700 km për ta marrë pensionin

Plaku nga India Chilla Vitthaldas (106 vjeç) nga Nizambad Than çdo muaj ecën 700 kilometra për ta marrë pensionin në vlerë prej më pak se 20 euro, dhe bën të njëjtën rrugë prapë për në shtëpi.

Me tu kthyer, ai duhet të niset për pensionin e muajit tjetër. Llogaritet se në 25 vitet e fundit ai ka ecur 384.321 kilometra.

Edhe pse ka para për të udhëtuar me tren ai dëshiron t’i kursejë paratë. Autoritetet e Indisë nuk ia kanë ndërruar vendin ku duhet ta marrë pensionin edhe pse ai është shpërngulur nga ai vend para 25 vitesh.

“Shpesh gjatë rrugës ia vjedhin paratë dhe kthehet në shtëpi me xhepa bosh”, thotë mbesa e tij, Anapurna. /Telegrafi/