Disa persona me kapuç kanë sulmuar shtëpinë e Justin Kluivert gjatë mbrëmjes së mërkurë dhe kjo nuk është hera e parë që kjo i ndodh një lojtari të Valencias këtë sezon.
Duke përfituar nga mungesa e lojtarit, të përqendruar në Mallorca për të luajtur një ndeshje lige, ata janë futur në shtëpinë e holandezit në periferi të kryeqytetit të Turias.
Sulmuesit kanë rrahur partneren e Kluivert dhe i kanë marrë plaçkë afër 200 mijë euro bizhuteri dhe ora dore.
Sipas Valencia Plaza, grabitja ndodhi kur gruaja e Kluivert u kthye nga shëtitja e qenit gjatë natës.
Plaçkitësit e rrahën atë që ajo t’u tregonte se ku ndodheshin gjërat me vlerë dhe sipas Gardës Civile, sulmi nuk zgjati më shumë se pesë minuta.
🚨 Unos encapuchados asaltan la casa de Justin Kluivert y golpean a su pareja https://t.co/TSUvJeJ558
— MARCA (@marca) May 25, 2023
Kluivert qëndron në Mallorca dhe do të luajë sot
Partnerja e lojtarit thuhet se është mirë, me tronditje në trup, por me lëndime të lehta.
Klubi ka bërë me dije se futbollisti po qëndron në Mallorca për të luajtur ndeshjen e vlefshme të La Ligas me skuadrën Los Che.
Kjo nuk është hera e parë këtë sezon që një lojtar pëson një sulm në shtëpinë e tij. Ishte edhe Samu Castillejo ai që pësoi një grabitje në shtëpinë e tij. /Telegrafi/