Mercenarët e Wagner pretendojnë se kanë kapur një nënkolonel të ushtrisë ruse, i cili i urdhëroi ata të granatonin pozicionet e tyre.
Pjesëtarët e grupit mercenar rus Wagner, pretendojnë se kanë kapur një nënkonlonel të ushtrisë ruse, i cili sipas tyre urdhëroi të granatoheshin pozicionet e tyre luftarake si dhe vendosi mina në rrugët që qonin drejt pozicioneve të tyre.
🚨BREAKING: Prigozhin's Wagner PMC mercenaries have captured a Russian army Lt. Colonel. The embers of civil war in Russia begin to glow brighter. It appears both sides suffered significant casualties in this Russian-on-Russian gun fight. pic.twitter.com/vMCvHxvYEb
— Igor Sushko (@igorsushko) June 4, 2023
Madje kreu i këtij grupi famëkeq, Yevgeny Prigozhin publikoi një video, me të cilën pretendohej se shfaqte luftëtarët e tij duke larguar minat që ishin vendosur nga ushtria ruse, dhe kishin për qëllim të hedhin në erë pjesëtarët e grupit të tij mercenar, transmeton Telegrafi.
Prigozhin këmbëngulë dhe personeli ushtarak me urdhër të Ministrisë ruse të Mbrojtjes, kishte mbushur fushat me mina, e ato fusha përdoreshin si kanal për qarkullimin e luftëtarët të Wagnerit.
Me këtë ai thotë se donin t’i hidhnin në erë mercenarët e tij, që kryesisht janë ish-të burgosur për vepra nga më të rëndat si përdhunimi, vrasja e deri te kanibalizmi.
Deri më tani nuk dihen se cilat janë kushtet për lirimin e tij, por një gjë është e sigurt që Prigozhin nga fillimi i pushtimit rus në Ukrainë, ka kritikuar vazhdimisht eprorët e lartë ushtarakë të ushtrisë ruse e në veçanti ministrin e Mbrojtjes, Sergei Shoigu, për të cilin thotë se nuk i ka dërguar municion e armë pjesëtarëve të tij.
Shefi i Wagnerit shkoi tutje, duke theksuar se mos dërgimi i armëve dhe municioneve për luftëtarët e tij, vetëm sa ka dobësuar pozicionet e tyre luftarake në qytetin e Bakhmutit në lindje të Ukrainës. /Telegrafi/
❗️ Drunken occupiers from the Russian armed forces opened fire on mercenaries from the "Wagner" PMC
The head of the "Wagner" PMC, Prigozhin, published a report of his mercenaries and a video of them demining mines. According to the report, the mines were planted by the Russian… pic.twitter.com/xCjUWmMVmx
— NEXTA (@nexta_tv) June 4, 2023