LAJMI I FUNDIT:

Pjesa e parë: Kosova po e shkatërron Maqedoninë

Pjesa e parë: Kosova po e shkatërron Maqedoninë

Kosova ka përfunduar pjesë e parë në epërsi kundër Maqedonisë në kuadër të parakualifikimeve të botërorit të basketbollit Kina “2019”.

Djemtë e përfaqësueses së Kosovës si kurrë më parë treguan një lojë të bukur dhe me këtë rast kënaqën shikuesit e pranishëm në Pallatin e Rinisë dhe Sporteve në Prishtinë, shkruan Telegrafi.

Basketbollistët tanë me një lojë agresive në mbrojtje dhe efikasitet në sulm, çerekun e parë e kanë përfunduar në epërsi prej 12 pikëve, përkatësisht 23:11.


Edhe në dhjetë minutshin e dytë ‘Dardanët’ treguan lojë të mirë ku edhe arritën edhe epërsinë më të lartë prej 20 pikëve, 40:20.

Ky ishte edhe rezultati përfundimtar i pjesës së parë, ku basketbollistët e Kosovës po shkëlqejnë. /Telegrafi/