LAJMI I FUNDIT:

Pizza me mish zebre

Pizza me mish zebre

Pronari i restorantit “Yummy Yummy Italia”, Arash Fard, vendosi të bëjë pizza kur dëgjoi për pizzan me kofshë bretkose.

Në mënyrë legale, Arash Fard furnizohet me mish nga shitësit e “mishit alternativ”.

Pizza me mish zebre e Arash Fardit nuk është eksperimenti i parë i tij. Edhe pizzat tjera të tij kanë përbërës të çuditshëm përfshirë edhe mishin e krokodilit, ariut dhe kafshëve tjera.

“Më së miri është se myshterinjtë besojnë se ky nuk është mish i vërtetë i zebrës. Por mishi vërtetë është i zebrës dhe gjithçka është në pajtim me ligjin”, thotë Fard. /Telegrafi/