Pixie Lott shfaq barkun e shtatzënisë në performancë sensuale vetëm disa javë para lindjes së dytë

Shtatzëna Pixie Lott, 34-vjeçe, mahniti publikun duke treguar barkun e saj gjatë një performancë në eventin Labubu në Gallery Club London, vetëm pak javë para se të mirëpresë fëmijën e saj të dytë me bashkëshortin Oliver Cheshire.
Këngëtarja e njohur për hitin e saj “Coming Of Age” performoi me një kostum transparent “Mercy Catsuit” nga Agent Provocateur, i cili theksonte figurën e saj, ndërsa e kombinoi me të brendshme të zeza, rrip me zinxhir të artë dhe çizme të gjata deri në gju.
Pixie u shpreh se kjo fazë e jetës i ka dhënë një fokus të ri dhe një perspektivë tjetër mbi rëndësinë e gjërave, shkruan DailyMail.
Ajo tha se të qenit nënë dhe pritja e fëmijës së dytë e kanë ndryshuar, duke i dhënë një sens më të thellë jetës dhe karrierës së saj.
Pavarësisht lodhjes që sjell shtatzënia dhe kujdesi për djalin e saj 23-muajsh, Albert, Pixie vazhdon të performojë dhe të shkruajë muzikë me pasion.
Këngëtarja njoftoi më herët në skenë shtatzëninë e saj, në kontrast me shtatzëninë e parë, të cilën e mbajti sekret deri në javën e 31-të.
Eventi Labubu, ku fansat shijuan performancën e saj dhe këngët klasike, ishte një rast i veçantë për të lidhur muzikën me komunitetin e dashamirësve të saj.
Pixie dhe Oliver, të cilët u martuan në qershor 2022 pas disa vonesave për shkak të pandemisë, janë të emocionuar për ardhjen e fëmijës së tyre të dytë, duke i shtuar një kapitull të ri jetës së tyre familjare.
Ylli i popit tha se kjo periudhë i ka dhënë mundësinë të përqafojë ndryshimin dhe të shijojë çdo moment të ardhshëm. /Telegrafi/



















































