Mediat muajin e kaluar shkruan se Pitt dhe Jolie kishin nënshkruar një marrëveshje për ndarjen e multi-milionave të tyre dhe kishin arritur marrëveshje edhe për mënyrën se si do të kujdesen për fëmijët.

Megjithatë çifti tash ka filluar procedurën legale kundër News of the World, gazetës britanike që shkroi për herë të parë spekulimin.


“News of the World ka dështuar të plotësojë kërkesat e arsyeshme të klientëve tonë për tërheqje të fjalës dhe kërkim falje për supozime të gabuara dhe imponuara, të cilat tash po ripublikohet nga mediat tjera”, ka thënë avokati i dyshes./Telegrafi/