Pitt dhe Jolie, në fakt nuk janë të martuar, por ata janë bashkë që nga viti 2004 dhe rritin gjashtë fëmijë së bashku. Prandaj, sipas thashethemeve, në fillim të këtij muaji ata kanë nënshkruar disa dokumente ligjore duke planifikuar ndarjen e tyre në një të ardhme të afërt.

News of the World njofton se sipas dokumenteve të nënshkruara, nëse ata ndahen, atëherë pasura prej 330 milionë dollarësh do të ndahet përgjysmë, ndërsa çifti do të përkujdeset bashkërisht për fëmijët. /Telegrafi/