Pit Power Liga Ferizaj: BBF dhe Eskavatori ndahen paqësisht

SUPERLIGA
E diela filloi me një ndeshje shumë interesante mes Maestros & Besa dhe Guackes, ku kjo e fundit fitoi me përmbysje të rezultatit nga 3-0 në 3-4, ku u veçua het-triku i Kujtim Hasanit, ndërkaq Dental & Palloshi Trade me mjaft siguri arkëtoi pikët e radhës ndaj Victoris (3-1) dhe kështu vazhdon ta mbajë pozitën e parë në tabelë.
Kryefjala e javës ishte supersfida mes BBF Company dhe Eskavatorit. Yjet e futbollit dhe futsallit kosovar zbriten në fushën Kampioni për t’i kënaqur mbi 700 tifozë të pranishëm me futboll spektakolar dhe të magjishëm. Emrat si Muhabi Bushi, Halim Selmanaj, Ramadan Alaj, Kastriot Bytyqi, Valon Luzha, Agron Abazi, Alban Ugzmajli, Besnik Ugzmajli, Arben Muqaku, Alban Zeka, Sherif Topalli dhe vëllezërit nga Tetova, Ismet Ceka dhe Altin Salihu, shfaqën cilësitë e tyre në një ndeshje që nuk do të harrohet asnjëherë. BBF Company dhe Eskavatori u ndanë me barazim 4-4, ndërsa Ismet Ceka dhe Muhabi Bushi treguan formën më të mirë duke realizuar nga tri gola. Përkundër barazimit, Eskavatori vazhdon të qëndrojë në garë për pozitën e parë, ndërsa BBF pothuajse shuan gjasat për mbrojtjen e titullit.
Në takimet tjera Komogllava & Eurolindi, Termo Luli dhe Elektring vazhduan të fitojnë lehtësisht takimet e tyre, ndërsa Unioni SHPK dhe Shqiponja & PM me shumë vështirësi kanë arkëtuar pikët e plota ndaj Vetëvendosjes, respektivisht Termos.
LIGA E PARË
Takime interesante dhe të rëndësishme u luajtën edhe në Ligën e Parë. Eragon Gashi shkëlqeu në fitoren e Mercedes Benz Isa Service duke mposhtur Qendrimin 8-3, ndërsa Gama mposhti Termo Roshen 4-1, për të shtuar presionin tek skuadra e Pleshines e cila fitoi me vështirësi ndaj Intergraf (4-3).
Sojeva dhe Stargraf ndanë pikët duke barazuar 3-3, ndërsa fitoren e parë sezonale e arritën Albionet duke mposhtur Unionin me rezultat 4-2. Në gare për pozitën e katërt që dërgon në ndeshjet e barazhit mbetet edhe Balaj, që mposhti 3-0 Festen e cila pothuajse ka humbur gjasat për një pozitë në top katërshe, ndërsa Te Iriqi barazoi pikët me Festen(21) pas fitores 3-1 ndaj Colo Colo. Kombëtarja A arriti një fitore të rëndësishme ndaj Labinoti & QDT Medina në luftën për mbijetesë, ndërsa Al-Beni Plast mposhti 8-3 Shkëndijën.
LIGA 2A DHE 2B
Edhe në Ligën e Dytë kishte takime të bukura, ku Panda beri befasinë e javës në Grupin A, duke ja shkaktuar Sprintit humbjen e parë këtë sezon (2-3), ndërsa Pure Poëer mposhti 5-3 Tasjanin për të mbetur në garë për pesë pozitat e para. Surqina me plotë kuptimin e fjalës u deklasua nga One me rezultat 8-0, ndërsa Akademia e ndali serinë pozitive të Reklam Kroses pasi arriti ta mposhtë me rezultat 4-3. Takimi i fundit në këtë grup ishte derbi mes Te Luzha dhe Big Eagle, që u mbyll në të mirë të skuadrës së parë me rezultat të ngushtë 2-1, dhe tani kjo humbje ia vështirëson goxha punët skuadrës së Big Eagle.
Në Grupin B, Qunat mposhtën 6-5 Elsam Company, ndërsa Greme u ndal nga IKS me një humbje të befasishme 1-5, ku Diellzon Ademi u tregua më i miri në fushë. Rezultat befasues ishte edhe humbja e Jashari Petrol të cilët dështuan 1-3 ndaj Dicont Kledoni, ndërsa Besi-Fas dhe Komuna iu rikthyen fitoreve pasi mposhtën Nerodimen, respektivisht Flo Term. Ndeshja e fundit ishte fitorja e Gerlices 2-1 ndaj Rakaj, ku me këtë fitore Gerlica mbetet me pikë të njëjta me Qiellin në pozitën e parë. /Telegrafi/











































