SUPERLIGA

Ne Superligë kur kampionati është drejt përfundimit kishte ndeshje të bukura dhe ndeshje ku skuadrat nuk luftonin për ndonjë objektiv. BBF Company dhe Termo luajtën ndeshjen e parë të kësaj xhiroje, ku skuadra e Rexhep Murselit fitoj lehtësisht 7-2 ku Alban Zeka realizoi tre gola të bukur, ndërkaq Unioni SHPK poashtu fitoi ndaj skuadrës së rënë nga Superliga, Lona Shped me rezultat 6-1. Takim i rëndësishëm ishte ai mes Dental & Palloshi Trade dhe Orchide & Sëiss Plus. Fitores iu gëzua Dental që vazhdon të mbajë shpresa për titullin kampion deri në fund, ndërsa Orchide mbetet jashtë zonës Champions. Në luftën për mbijetesë Market Dardania fitoi me rezultat zyrtar ndaj Laçit, që nuk u paraqit në fushë, ndërsa United befasoi Komogllaven duke e mundur 6-5.


FOTO SUPERLIGA(8)


Ndeshja më interesante dhe më emocionuese ishte ajo mes Lloshkobarja & Kosova Term dhe Vetëvendosjes e cila ishte ndeshje direkte për mbijetesë. Vetëvendosje ishte skuadra e parë që kaloi në avantazh të trefishtë, por rikthimin sensacional e bëri Xhemajl Maksuti me Lloshkobaren duke e kthyer rezultatin në 6-4, ndërsa përfundimi ishte dramatik kur VV, përmes Kushtrim Cakollit barazoi rezultatin në 6-6 në minutën e fundit.

GOLASHENUESIT   SUPERLIGA(7)


Fitore të rëndësishme arriti edhe Arxhendi, që fitoi 3-0 ndaj Maestros, duke qëndruar në pozitën e parë, ndërsa pikë maksimale arritën edhe Eskavatori, Termo Luli dhe Victoria.

TABELA SUPERLIGA(6)

LIGA E PARË

Në Ligen e Parë, Kombëtarja A edhe matematikisht ka siguruar qëndrimin në ligë edhe për një sezon tjetër, pasi në ndeshjen direkte me Shkëndijën arriti të marrë fitore 4-2, ndërsa Colo Colo i ka prishur shumë planet skuadrës së Sojeva Adidas pasi i kanë mundur 3-1 skuadrën e Besart Zejnes që tani vështirë se do mund të arrijë objektivin e vet(pozita 4) pasi ndodhet 4 pikë larg, ndërsa duhen dy gabime në dy ndeshjet e fundit nga Pleshina, Gama apo Balaj për të kapur atë pozitë, mirëpo të tri këto skuadra fituan takimet e tyre.

FOTO LIGA 1(10)

Balaj mundi 4-1 skuadrën e StarGraf, ndërkaq Mercedes Benz Isa Service me një këmbë qëndron në Superligë pas fitores ndaj Ferplast (8-2). Kjo humbje për skuadrën e Muhamer Krasniqit ishte e rëndë, pasi tani mbetet jashtë zonës së play-offit. Ndeshja e fundit ishte ajo mes Festës dhe Te Iriqit që u mbyll në të mirë të skuadrës së Iriqave me rezultat 3-7.

GOLASHENUESIT   LIGA 1(7)

LIGA 2A dhe 2B

Në Ligen e Dytë u zhvilluan disa ndeshje interesante. Në Grupin A, Sprint është shumë pranë titullit pas fitores 3-0 ndaj Rinisë, ndërsa Big Eagle me çdo kusht po kërkon pozitën e katërt që dërgon në ndeshjet e play-offit për kualifikim në Ligën e Parë, pasi me fitoren 5-2 ndaj Surqines tregoi mjaft vendosmëri. Fitore shumë të rëndësishme morri Doni Fruits që në ndeshje direkte fitoi ndaj Reklama Krosa për të siguruar kështu një nga pesë pozitat e para në renditjen tabelare që momentalisht është bërë shumë e nxehtë.

TABELA LIGA 2A(6)


Në Grupin B, Qielli ka pësuar disfatën e parë këtë sezon pas 13 javësh. Në ndeshjen e xhiros së 14-të dështuan përballë Bardhit, skuadër kjo e cila luajti mjaft mirë duke marrë një fitore të madhe.Kjo disfatë vjen në një moment jo të mirë, pasi që pikërisht të martën në mbrëmje, Qielli takohet me liderin e tabelës, Gerlicën, që me fitoren 12-4 ndaj Jashari Petrol tani ndodhet tri pikë më lartë se Qielli, dhe lufta për titull do jetë e papërshkrueshme, mes dy skuadrave që meritojnë më shumë në Pit Power Liga Total.

FOTO LIGA 2(4)


Në pozita të mira ndodhen edhe Greme, Diambe Market dhe IKS Comunication të cilat morën fitore të lehta, ndërsa sfidë e bukur ishte ajo mes Besi-Fas dhe Elsam Company, ku skuadra e Besit fitoi ndeshjen 8-6 pas një drame të bukur rikthimesh në rezultat. /Telegrafi/ 

TABELA LIGA 2B(6)

telegrafi sport app