Pavarësisht se menjëherë pas vrasjes kishin filluar hetime intensive për ndriçimin e rastit, prokuroria nuk ka arritur ta ndërtojë ende një profil të vrasësit dhe shkaqet që kanë çuar te vrasja, raporton KTV.

Familjarët pretendojnë se Elvis Pista u vra nga politika.


Motra e tij, Beatrisa Pista, ka folur edhe për hetimet që janë zhvilluar për gati një vit të tërë.

Ajo thotë se shumëçka ndodhet në notesin që Elvis Pista e mbante në xhep, e i cili nuk u gjet asnjëherë nga organet hetuese.

Kandidati për deputet të Kuvendit të Kosovës nga radhët e PDK-së, Elvis Pista, është vrarë qershorin e vitit të kaluar, derisa po largohej nga një restorant në Rahovec, transmeton Koha.net.

Mbrëmjen tragjike Elvis Pista po festonte ditëlindjen e gruas së tij dhe bashkë me të ishte edhe një mik, i cili më pas u mor në pyetje nga policia dhe gjithçka mbeti me kaq, së paku për publikun.