Ish-partneri i Shakiras, Gerard Pique, ndau së fundmi një selfie me të dashurën e tij, Clara Chia Marti.
Ish-profesionisti i futbollit, 36 vjeç, u shfaq i zhveshur në pjesën e sipërme teksa shikonte në kamerë dhe bëri një buzëqeshje të butë, ndërsa Marti shihet ulur në prehrin e tij duke mbajtur telefonin për të realizuar foton.
Modelja 24-vjeçare shihet e veshur thjesht, me një bluzë të gjerë dhe tërësisht pa makijazh.
Ai vendosi që imazhin ta kompletojë me një ‘emoji’ zemër ngjyrë portokalli.
Fansat ndërkohë reaguan menjëherë në pjesën e komenteve me fjalë nga më të ndryshmet.
Të shumtën e kohës i janë referuar si ish-i dashuri i Shakiras si dhe duke i bërë thirrje që të mos publikojnë fotografi së bashku.
Këngëtarja e “Waka Waka”, 46 vjeçare, dhe i dashuri i saj prej 11 vitesh njoftuan ndarjen qershorin e kaluar, por thashethemet për lidhje filluan të shfaqen më vonë atë vit kur ai u pa me Martin.
Thuhet se Clara ishte shkaktarja kryesore e ndarjes së tyre pas shumë vitesh lidhje së bashku.
Gerard dhe Shakira kanë bashkë dy fëmijë: Milan dhe Sasha. /Telegrafi/