Stefano Pioli do të largohet nga Milani në fund të sezonit, edhe pse nuk është fundi i kontratës së tij.
Drejtuesit e Milanit kanë marrë tanimë vendim për ta larguar italianin i cili ka kontratë me Rossonerët deri në qershor të vitit 2025.
La Republica ka raportuar me një shkrim gjatë ditës së sotme se problemi qëndron te paga e vitit të fundit, ku Pioli nuk dëshiron të heqë dorë.
Pioli është i lidhur me klubin milanez edhe për një sezon, por cikli i tij me kuqezinjtë ka përfunduar.
Ai pret të bëjë një diskutim të gjatë me drejtuesit dhe më pas ndoshta do të mund të marrë angazhime të tjera.
Ka vetëm një siguri Pioli nuk do të heqë dorë nga 4.5 milionë euro neto që Milani do t’i duhet t’ia paguajë deri në qershor 2025.
Kjo gjë i ka prishur planet drejtuesve të Milanit që shpresonin se Pioli do të hiqte dorë nga paga, por tani gjërat janë komplikuar. /Telegrafi/