Site icon Telegrafi

A pini mjaftueshëm ujë

(Foto: Pexels)

Pirja e sasisë së mjaftueshme të ujit është thelbësore për shëndetin tuaj dhe ndihmon organet tuaja të kryejnë funksionet e tyre jetësore, si dhe në rregullimin e temperaturës trupore.

Një mënyrë për të kontrolluar nëse keni marrë lëngje të mjaftueshme është një test i shpejtë i shtrëngimit të lëkurës, duke shtypur lëkurën në krahun tuaj. Lëkura me elasticitet normal do të kthehet shpejt në pozicionin e vet normal. Dehidrimi i lehtë do të shkaktojë një kthim të ngadaltë të lëkurës në pozicionin normal.

Lexo po ashtu Katër mënyra për të qëndruar më të hidratuar

Megjithatë, ka tregues më të mirë se trupi ka nevojë për ujë. Dehidrimi mund të shoqërohet edhe me simptoma fizike, si letargji, dhimbje koke ose gojë të thatë.

Gjatë ditëve të nxehta, duhet të pini më shumë se minimumi i rekomanduar prej një litër e gjysmë ujë në ditë.

Lexo po ashtu Sasia e ujit që duhet të pini për të fituar muskuj

Nëse qëndroni jashtë gjatë ditëve të nxehta me diell, është mirë të qëndroni në hije nga ora 11:00 deri në orën 16:00. Ekspozimi në diell para dhe pas kësaj periudhe, do ta ndihmojë trupin të prodhojë mjaftueshëm vitaminë D dhe ta rritë nivelin e ‘hormonit të lumturisë’.

Kremi kundër diellit nuk do ta pengojë prodhimin e vitaminës D, por do ta ruajë shëndetin tuaj. /Telegrafi/

Exit mobile version