Ata mund të deklarojnë prona e pasuri tjetër në çfarëdo vlere që dëshirojnë dhe pa marrë parasysh vlerën e tregut.

Problemi kryesor i deklarimit të pasurisë, sipas shoqërisë civile, është deklarimi i prejardhjes së saj, raporton KTV.


Deri tani asnjë hetim nuk është bërë për mënyrën se si politikanët, por edhe zyrtarë tjerë publik, janë pasuruar brenda mandatit, përtej pagës vjetore që marrin. Në bazë të legjislacionit në fuqi, edhe atë pasuri që zyrtarët e deklarojnë, Agjencia Kundër Korrupsion nuk ka ndonjë mekanizëm që të hetojë vërtetësinë e saj.

E para, nuk është në juridiksion të saj të hetojë pasurinë e deklaruar jashtë Kosovës, por as nuk ka qasje në xhirollogaritë bankare të zyrtarëve publikë. Një të drejtë të tillë e gëzon vetëm Prokuroria, me vendim të gjyqtarit të procedurës paraprake, transmeton Koha.net.

Kohë më parë, Arifaj, sipas formularëve të publikuar nga Agjencia Kundër Korrupsion, kishte pasuri prej mbi një miliard euro. Saktësisht: 1,000,189,088.02 euro.

Është piktura e bërë nga vetë ai në vitin 1995, të cilën, siç dihet, e ka prezantuar si punim që ka vlerën prej një miliard euro, dhe e cila e ka bërë liderin më të ri partiak në vend të jetë njëkohësisht edhe më i pasuri.

Banesa e tij e ka vlerën njëqindmijë euro; posedon pesëdhjetë për qind të aksioneve tek kompania “Trembelat” - rreth 180 mijë euro; si dhe i ka 500 euro të deponuara në bankë.

Ndërkaq, të hyra vjetore ai ka nëntëmijë euro nga kompania “Trembelat”, 1200 euro pagë vjetore nga Kuvendi komunal, si dhe 1344 euro pension vjetor. /KTV/Koha.net/Telegrafi/