Në një analizë të kësaj drejtorie për tubimin e zhvilluar dje, si dhe të veprimeve të kryera nga strukturat policore rezultoi se veprime të disa punonjësve të policisë kanë qenë jo korrekte dhe në shkelje të procedurave standarde të veprimit për menaxhimin e tubimeve.

Rasti i bërë publik nga gazetari Armand Bajrami po shqyrtohet me seriozitet dhe po merren masat përkatëse për veprimet jo etike, jo profesionale dhe në kundërshtim me ligjin të punonjësve të policisë.


Policia e Tiranës bën edhe një herë thirrje protestuesve për përmbajtje dhe respektim të ligjit, transmeton Shekulli

Policia e Tiranës siguron gjithë qytetarët se në përputhje me Kushtetutën dhe ligjet në fuqi do të respektojë çdo kërkesë për tubime paqësore dhe do të marrë masa për mbarëvajtjen e tyre, njëherazi u kërkon qytetarëve që të respektojnë kërkesat ligjore për zhvillimin e tubimeve. /Telegrafi/