LAJMI I FUNDIT:

Petrovska: Kemi edhe shumë reforma për të bërë në polici

Petrovska: Kemi edhe shumë reforma për të bërë në polici

Zv. ministrja e Brendshme Slavjanka Petrovska sot uroi anëtarët e policisë së Maqedonisë dhe i falënderoi për përkushtimin dhe profesionalizmin e tyre dhe për gjithçka që ata kanë bërë për vendin.

“Të gjithë anëtarëve aktual dhe të më hershmeve të Ministrisë së Brendshme u uroj Ditën e Policisë së Maqedonisë. Secili prej jush la një pjesë të asaj që jetojmë sot. Secili prej jush është i përkushtuar për krijimin e shtetit tonë. Dhe kjo është arsyeja pse unë ju dërgoj urimet e mia të sinqerta dhe mirënjohjen e pafund, për përkushtimin tuaj, për profesionalizmin tuaj, por edhe për këmbënguljen tuaj. Ne kemi kaluar shumë trazira së bashku, kemi kapërcyer shumë sfida, por ka shumë reforma përpara nesh që duhet t’i zbatojmë në mënyrë që policia e Maqedonisë të qëndrojë krah për krah me policinë evropiane në botë”, thotë Petrovska.

Maqedonia, thotë ajo, është anëtare e NATO-s dhe negociatat me BE-në do të fillojnë së shpejti. Sipas saj, kjo është provë e mjaftueshme që ne jemi në rrugën e duhur për të bërë reforma që do të jenë për të mirën e të gjithëve, për të mirën e shtetit, por edhe për qytetarët, të cilët, siç thotë ajo, gjithmonë do të jenë në qendër të veprimit tonë./Telegrafi/


Në trend Lajme

Më shumë
Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

Lajme
Analistët komentojnë

Analistët komentojnë "ofertën" e Limajt për Kurtin: Vetfaktorizim apo hapje e lojës politike?

Politikë
Ramadani: Shpresim Uka ka dhënë deklarata të pavërteta, kam incizuar një bisedë katërorëshe me të në Merdar

Ramadani: Shpresim Uka ka dhënë deklarata të pavërteta, kam incizuar një bisedë katërorëshe me të në Merdar

Lajme
Ekspertët e sigurisë: Ka foto e prova ndaj dy të akuzuarve për spiunazh, që janë të mjaftueshme për gjykatën

Ekspertët e sigurisë: Ka foto e prova ndaj dy të akuzuarve për spiunazh, që janë të mjaftueshme për gjykatën

Siguri
Publikohet video e rrallë e komandantit legjendar, Adem Jashari

Publikohet video e rrallë e komandantit legjendar, Adem Jashari

Lajme
Lushtaku: Nëse Limaj do që të marrë fund politikisht, mund të shkojë në koalicion me Kurtin

Lushtaku: Nëse Limaj do që të marrë fund politikisht, mund të shkojë në koalicion me Kurtin

Politikë
Kalo në kategori