Petkovic fillon të ankohet
Trajneri i përfaqësueses zvicerane, që është kundërshtare e Shqipërisë, nuk është dakord me datën e finales së Kupës së Zvicrës.
“Ne jemi të qartësisht në një disavantazh”, ka thënë Petkoviç në gazeta “Blick”.
Finalja e Kupës së Zvicrës është vendosur të luhet më 29 maj dhe sipas kësaj të përditshmeje pretendimet e trajnerit të tyre nuk qëndrojnë, pasi ai që duhet të ankohet është Gianni de Biasi.
Në garë janë tre ekipe ku luajnë futbollistë të Kombëtares. Berat Gjimshit, Burim Kukeli dhe Armando Sadiku aktivizohen me Zurichun, Migjen Basha me Luzernin dhe Frederik Veseli me Luganon.
Gazeta “Blick” shkruan në fund të artikullit se Vladimir Petkovic duhet të falënderojë federatën.
Ndeshja Shqipëri – Zvicër do të luhet më 11 qershor në Lens.
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals



















































