LAJMI I FUNDIT:

Peshku godet peshkataren

Peshku godet peshkataren

Peshku aziatik, të cilin një femër tentoi ta gjuante me hark dhe shigjetë, në qytetin amerikan të Illinoisit, iu hakmor peshkatares duke kërcyer nga uji dhe duke ia ndezur një flakareshë vajzës në anije.

Pasi peshqit dalin mbi ujë me t’u afruar anija, në këtë vend është zhvilluar një sport i veçantë i gjuetisë së peshqve me shigjeta.

Chris Brackett pajis peshkatarët me shigjeta dhe i vozit ata nëpër liqenin derisa ata marrin në shenjë peshqit. Të fejuarën e tij, Jodi Bares, peshku e goditi mu në momentin kur ajo po bëhej gati të lëshonte shigjetën.

Doli nga uji dhe “ia ndezi një flakareshë”. Nuk dihet nëse peshku ra sërish në ujë, ose mbeti në anije. /Telegrafi/