Pesë të lënduar gjatë një aksidenti në Dobërdol të Podujevës

Një aksident trafiku ka ndodhur mbrëmjen e së enjtes në Dobërdol të Podujevës, ku si pasojë lëndime kanë marrë pesë persona.
Lajmin për Telegrafin e kanë konfirmuar nga Policia e Kosovës.
Aksidenti ka ndodhur në mes të dy automjeteve në lëvizje,
“Sot rreth orës 20:00 në fshatin Dobërdol të Podujevës, ka ndodhur një aksident i komunikacionit rrugor në mes të dy automjeteve në lëvizje. Si pasojë e aksidentit ndihmë mjekësorë kanë kërkuar pesë persona. Me rastin po merret njësiti i trafikut”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/
Nga
Telegrafi
27/05/2021
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals




















































