Aeroplani Boeing 737-800 me 196 pasagjerë dhe anëtarët e ekuipazhit, ka marrë flakë vetëm pesë minuta pasi kishte ateruar në aeroportin e Egjiptit, Sharm El Sheikh.
Aeroplani komercial gjendej në aeroport kur mori flakë në krahun e majtë të fluturakes, e këtë moment rrëqethës e kanë filmuar kamerat e sigurisë, transmeton Telegrafi.
Sipas ueb-faqes së aviokompanisë Airlive.net, në aeroplan kishte ardhur deri te rrjedhja e vajit në sistemin hidraulik që shërben për frenimin e rrotave gjë që ka shkaktuar zjarrin.
Për fat të mirë ishin ekipet emergjente dhe ato të zjarrfikësve që reaguan me kohë duke fikur zjarrin, kurse pasagjerët dhe anëtarët e ekuipazhit kanë zbritur në tokë pa pësuar as lëndimin më të vogël. /Telegrafi/