Ju dhe partneri juaj mendoni se e njihni shumë mirë njëri tjetrin, se nuk keqkuptoni ose nuk keqkuptoheni gjatë bisedave, por e vërteta është se as ato lidhje që njihen si ''të qëndrueshme'' nuk duhet ta mospërfillin këtë problem. Shumë çifte bëjnë gabime gjatë komunikimit, madje shumë nga ato mbarojnë në një zënkë që më vonë do të prekë emocionalisht njërin nga protagonistët. Njëri do të ndihet fitimtar mirëpo tjetri do të ndjejë një zbehje të asaj lidhjeje. Për t'ju shmangur problemeve, nuk duhet ti injoroni , janë 5 gabime që shumica e femrave i kanë të përbashkëta, a jeni ju një nga ato... mbase. Pra kujdes, ai nuk është shoqja jote, ai nuk i kupton ato që nuk ia thua dhe i kupton vetëm gjysmën e atyre që ia thua. Kush ka thënë se vetëm femrat janë të komplikuara.
Gabimi 1. Fshehja e detajeve
Është gabimi kyç që bën një femër derisa i tregon partnerit te saj se të shtunën mbrëma do të dalë me shoqe. Ajo nuk përmend hollësitë ku, kur dhe saktësisht me kënd. Përderisa për një femër është e rëndësishme të dijë të gjitha hollësitë, është shumë normale që edhe mashkulli të kërkojë një gjë të tillë.
Pa panik, pa u nervozuar dhe pa e akuzuar për mosbesim, në mënyrën më të afërt tregoji gjithçka. Ai do të ndihët i qetë, përderisa t’i do të jesh rehat, pa pasur nevojë ta thërrasësh çdo orë.
Gabimi 2. Koha e gabuar
Të gjitha femrat duhet të dinë se është gati e pamundur të debatosh, përderisa Ai është duke shikuar televizor. Dhe pas këtij gabimi që s’kapërdihet, menjëherë vjen tjetri, mendimi se ai i jep më shumë rëndësi televizorit… a e keni ditur se, ata nuk përqendrohen dot në disa gjëra njëkohësisht. Atë mund ta pyesësh për çkado, dhe ai përgjigjet me "ëhë" që do të thotë se një pjesë e trurit të tij është përqendruar në TV, pjesa tjetër është në gjumë… ti mund të flasësh tërë ditën, e ai … "ëhë … ëhë”
Nga ana tjetër, meshkujt shfrytëzojnë çastet kur Ajo është duke u përgatitur për punë , duke lexuar revistën e saj të preferuar, saktësisht, kur ajo është e preokupuar me diçka tjetër. Ai e bën këtë qëllimisht ngase ai nuk ndihet mirë gjatë bisedave të gjata dhe të thella pra gjen kohën "e përshtatshme" kur ajo nuk mund të përqendrohet në atë bisedë.
Gabimi 3. Fjalitë që fillojnë me “…kam një lajm të keq”
Kur ajo do të tregojë diçka që partnerit ndoshta nuk do t’i pëlqejë, fjalinë e fillon me "Kam një lajm të keq ….edhe nëse fjala është për diçka shumë të thjeshtë, ai do të reagojë më ashpër. Problemi qëndron te mënyra e gabuar e të shprehurit, në këtë rast. Ai asnjëherë nuk përgatit fjalim, por i "bie shkurt" futet drejt në temë dhe thotë atë që ka për të thënë , këtë e pret edhe nga ajo.
Në situata të tilla më mirë është të futesh direkt ne temë sesa të flasësh gjepura derisa të thuash diçka që ai ta kuptojë.
Gabimi 4. Papritur biseda kthehet në monolog
Ajo është duke treguar historinë e shoqes së saj që është ndarë nga i dashuri, dhe ai ka shtypur butonin MUTE .
Problemi qëndron këtu: Atyre nuk u pëlqejnë hollësitë … nuk duan të dinë detajet e ndarjes (në këtë rast).Në disa raste ata nuk interesohen për diçka që nuk ka të bëjë me ta personalisht. Nëse nuk do të përfundosh duke e shkundur atë për t’ia tërhequr vëmendjen, gjatë bisedës bëj ndonjë pyetje dhe ai do te kthehet sërish në TOKË. Ai e ka më të lehtë të shpërqendrohet derisa flet vetëm ajo, sesa kur ka të bëjë me pyetje provokative.
Gabimi 5. Mos provo të zbulosh më të fshehtat
Femrat pyesin për çdo gjë. Sinqeriteti është veti e mirë, mirëpo janë disa gjëra që ndoshta partneri juaj nuk ka nevojë ti di. Ajo nuk ka nevojë ta dijë se atij nuk i duket më e bukura në botë, nuk duhet ta dijë nëse ai shikon revistat me femra nudo. Ai është më mirë të mos e dijë nëse ajo ka kriza xhelozie që mundohet ti fshehë dhe mund të jetojë edhe pa e ditur se ajo ka një numër dyshifror të lidhjeve nga e kaluara.
Disa gjëra është më mirë të mbeten të fshehta, ashtu që ajo është e vetmja në botë për të, ai asnjëherë nuk ka shfletuar revistën "Playboy", ajo nuk është xheloze dhe ka pasur vetëm një lidhje të dështuar.
Mos pyet asnjëherë për të gjitha ato imtësi që nuk ja vlen as të përmenden, përndryshe do të fitosh bindje tjetër nga ajo që ke pasur për partnerin.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Këto pesë shenja të astrologjisë janë magnet për suksesin

Shtatë gabime të gjuhës së trupit që as nuk e kuptoni që po i bëni

11 sjellje që duken të pasjellshme, por i përkasin një personi të ndrojtur

Gjëja e parë që shihni në foto tregon se cila është frika juaj më e madhe

Cilat lule mbillen në mars? Do të keni një oborr si në një përrallë
Tri shenjat e zodiakut që më së shumti kanë gjasa të thyejnë zemrën e një Ujori

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Erion Veliaj përgjigjet nga paraburgimi: Kam një jetë që punoj krah Edit, PS po mban qëndrimin e duhur

Si kërcënimet e Trump kanë ndryshuar gjithçka në politikën e Kanadasë

Mark Carney fiton garën për të pasuar Justin Trudeau si kryeministër i Kanadasë

Kurdisja e tenderit: Audioincizime se si kryeshefi i KRU "Gjakova" u përfshi në negociata për një tender të ndërmarrjes

Kompensimi për punën e fundjavës që nga 2010 në ligj, tek tash pritet të nis zbatimi

Ukraina nënshkruan marrëveshje me prodhuesin e IRIS-T për të trefishuar sistemin e mbrojtjes ajrore dhe furnizimet me raketa