Përzgjedhja e anëtarëve të Antikorrupsionit në Maqedoni, 20 kandidatë nga 80 gjithsej (Video)
“Më interesojnë dy gjëra. E para sepse komisioni shtetëror funksionon me seanca duhet punë grupore. Si do ta organizoni punën e komisionit shtetëror dhe si do të veproni në situata konkrete dhe e dyta mendoj se ka probleme me qëndrimin tuaj kushtetues”.
Këto ishin pyetjet më të shpeshta që u parashtruan para kandidatëve për kryetar dhe anëtarë të Komisionit Anti- korrupsion. Deri më tani, janë intervistuar rreth 20 kandidatë nga gjithsej 80 kandidaturat e paraqitura. Kandidatët janë të profileve dhe me përvoja të ndryshme.
Kandidatja Dona Dimov-Markovska ka përvojë në sektorin civil dhe bazuar në analizat hulumtuese për projektin “Shkupi 2014” ngre dyshime për raste korruptive të më shumë niveleve.
“Kemi shembuj kur anekset që janë plotësuar gjatë furnizimeve publike, parashohin shumë të mëdha dhe kështu është bërë gjatë gjithë kohës së ndërtimit të objekteve. Nuk janë të përfshirë vetëm zyrtarë të lartë, nuk janë përfshirë vetëm persona nga sektori privat, por edhe persona që kanë punuar në agjenci shtetërore, në vetëqeverisje lokale, të gjithë ata kanë kontribuar që të ketë dëmtim të buxhetit të shtetit”, tha Dona Dimov- Markovska Kandidate për anëtare e KSHPK-së.
Prokurori publik, Nikolla Doblev konkurron vetëm për postin Kryetar i Komisionit Shtetëror për Parandalim të Korrupsionit. Premton zgjidhjen e rasteve që sipas tij ndër vite qëndrojnë nëpër sirtarët e këtij trupi.
“Sa më përket mua, asnjëherë nuk jam gjetur në ndikime korruptove. Punoj në bazë të fakteve dhe dëshmive dhe jo në bazë të mitmarrjes ose premtimit. Punoj me fakte dhe dëshmi, sepse opinioni është prezent në çdo gjë, çdoherë ka kontroll nga organet më të larta. Do të ishte çmenduri të futem në këtë çështje që mund të më kushtojë edhe karrierë”, u shpreh Nikolla Doblev, Kandidat për kryetar të KSHPK-së.
Nga gjithsej 80 kandidaturat e paraqitura, 22 nuk i plotësojnë kushtet ndërsa një aplikacion është tërhequr para kohe. Intervistimi i kandidatëve pritet të përfundojë deri të mërkurën në Kuvend, për të zgjedhur më pas përbërjen e re të komisionit, përkatësisht kryetarin dhe gjashtë anëtarët, me mandat pesëvjeçar./Tv21/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëSpecialja heq edhe disa dëshmitarë nga lista në rastin ndaj ish-krerëve të UÇK-së
Lamtumirë Ferid Gjikolli, Haradinaj i ndan dekoratën post mortem ‘Me besim në Zot, atdhe e shtet’
Eurodeputetët: Qasja e pabalancuar e BE-së ka ndikuar negativisht në dialogun Kosovë-Serbi
Kurti: Kemi nisur reforma të thella në sektorin e mbrojtjes dhe të sigurisë
Ligji i ri për kadastër, drejtori i AKK-së: Hap i madh për unifikimin e procedurave pronësore
I caktohet një muaj paraburgim për policin që dyshohet se shkaktoi aksidentin me tre të vdekur në Çubrel
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Rodrygo 'zbehet' kur mëson se me kë mund të luajë Real Madridi në play-off të Ligës së Kampionëve
Kush me kë takohet në sistemin noukaut, ndërsa dihen edhe kundërshtarët e mundshëm në play-off të Ligës së Kampionëve
Gjesti i dërgon letër me mesazhin e koduar Eglit - fansat dyshojnë se përmbajtja e tij është vulgare
Edhe pas mbarimit të spektaklit, Atilla Kardesh publikon fotografi i shoqëruar nga Rovena dhe Besforti
SHBA-ja dërgon një numër të madh raketash të fuqishme nga Izraeli në Ukrainë
Shtëpia e Bardhë anulon memorandumin për ngrirjen e granteve dhe huave federale