Përvojat e njerëzve që kanë përjetuar vdekje klinike

LEXO PO ASHTU: Tetë gjërat që nuk i dinit rreth vdekjes, i “zbulon” gruaja që iu lajmërua vëllai i vdekur!?
LEXO PO ASHTU: Nuk besoni në jetën e mëparshme? Kjo histori ua ndryshon mendjen!
LEXO PO ASHTU: Emocionale: Djaloshi “me 13 jetë” mahnit edhe 77 vjet pas vdekjes së tij
Ka pasur shumë raste ku njerëzit pretendojnë se kanë vdekur dhe se panë jetën e përtejme, por ata pastaj u kthyen në jetë. Historitë e tyre janë interesante, ngushëlluese, por edhe pak të frikshme. Çuditërisht, të gjithë ata ndajnë përvoja të njëjta derisa ishin "vdekur". Telegrafi ju sjell një përmbledhje të përjetimeve të tilla të deklaruara.
Drita
Shumica e njerëzve që kanë vdekur kanë parë të famshmen "dritë në fund të tunelit”. Kjo është shfaqja më e shpeshtë e atyre që janë teknikisht të vdekur.
E shikoni trupin tuaj
Shumë njerëz kanë përvojën se e shohin trupin e tyre të pajetë nën ta, kur ata janë të vdekur klinikisht. Kjo do të thotë se ata përfaqësojnë një shpirt pa trup, që rri pezull mbi trupin e tyre. Ata mund të shohin çdo gjë ndodh në dhomë dhe se kush është aty. Çdo përpjekje për të rivendosur lidhjen midis vetëdijes dhe trupit fizik është e dështuar, duke e lënë atë person për disa çaste të hidhëruar.
Engjëjt mbrojtës
Shumë njerëz pretendojnë se kanë parë të paktën një engjëll apo shpirt i cili kujdeset për ta gjatë eksperiencës së shkurtër të vdekjes. Disa thonë se shpirti ndihmon udhëtimin nëpër jetën e përtejme para se të kthehet përsëri në trupin e tij.
Ju viziton nëna
Shumica e njerëzve thonë se ata u vizituan nga nëna në vegime, në shtratin e vdekjes ose si të vdekur.
Shihen të afërmit e vdekur
Nëse keni familje të madhe, bëhuni gati t’i shihni sërish në jetën e përtejme. Shumë njerëz që kanë vdekur dhe u kthyen në jetë thonë se kanë parë të afërmit e tyre, derisa ata ishin në jetën e përtejme. Me sa duket disa prej tyre e kanë përjetuar refuzimin nga të afërmit e vdekur.
Shpërfaqja e jetës
Bëhuni gati të përjetoni momentet më të mira dhe më të këqija në jetë. Shumë njerëz shohin jetën tek kalon para syve në prag të vdekjes. Para syve shfaqen sukseset dhe kujtimet e tyre.
Shihni dhe dëgjoni çdo
Shumë pretendojnë të kenë dëgjuar e parë njerëz në dhomë me të cilët duan të komunikojnë, por kot.
Paqja
Shumica e të vdekurve që janë kthyer në jetë thonë se kanë përjetuar një ndjenjë të madhe të paqes dhe qetësisë. Është ndjenjë aq e fuqishme sa që nuk mund ta kuptojnë.
Nuk doni të ktheheni
Sipas raporteve të shumta, eksperienca e vdekjes është aq qetësuese sa që shumë njerëz që e përjetojnë nuk duan të kthehen në jetën reale. Ndjeheni aq mirë sa që nuk doni të ktheheni në botën ku duhet shumë të luftoni për të mbijetuar. /Telegrafi/





















































