Në mënyrë që ti paraqes problemet e jetës reale, Jeff Hong ka bërë kombinimin e personazheve të animuara, me raste nga jeta e përditshme.

Në serinë e animacioneve të titulluar “Të palumtur përgjithmonë” shihen shumë personazhe nga bota e filmave të vizatuar, se si do të dukeshin sot.


Artisti 35 vjeç, sirenën Ariel, e ka vënë në ujëra të ndotura nga vaji i anijeve dhe mbetje tjera, për të treguar se ç’farë mund ti ndodhte princeshës nga “Sirena e Vogël”.

Personazhet Ariel

Ku është princi im në kalë të bardhë? Në një rrugë të errët, Hirushja e kërkon princin e saj, ndërsa është plaçkitur dhe i kanë shqyer fustanin.

Heroina Mulan, është parë me maskë në fytyrë ndërsa duket shumë e brengosur në Kinën me ajër shumë të ndotur.

Personazhet Mulan

Me vija në fytyrë, e bërë gati për një intervenim kirurgjik, shihet Belle nga “Bukuroshja dhe Bisha”.

Personazhet Belle

Duke lënë anash princeshat, artisti Hong ka bërë krahasime edhe me protagonist të tjerë të filmave.

Qenushët nga “101 Dalmatinët” janë parë të mbyllur në kafaze të vegjël.

Personazhet 101 Dalmatinet

E mizorinë ndaj kafshëve, më së miri e tregon animacioni me Dambon, ku para tij shihet një roje cirku me kamxhi të gjakosur.

Personazhet Dambo

“Unë jam një fans i madh i filmave të Disney, por kam dashur që në këtë formë, të tregoj dukuritë negative që po ndodhin” ka thënë Hong për Dailymail.

Këto janë vetëm disa nga punimet në stilin “të palumtur përgjithmonë” që artisti i ka realizuar për 16 vjet./Telegrafi/