Mbajtja e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare në Maqedoni do të varet nga takimi i liderëve të partive politike, i caktuar për datën 31 gusht. Qëndrimet e deritanishme të partive kryesore politike janë pozitive sa i përket përmbushjes së kritereve që duhet të zbatohet deri në fund të muajit, por janë të përmbajtura nëse përfundimisht do të ketë ose zgjedhje në dhjetor, ashtu siç është paralajmëruar nga katër partitë nënshkruese të marrëveshjes, OBRM-PDUKM, Lidhja Social-Demokrate (LSDM), Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) dhe Partia Demokratike Shqiptare (PDSH), njofton REL.
Zyrtarë të OBRM-PDUKM, që drejtohet nga ish-kryeministri Nikolla Gruevski, thonë se mbeten të përkushtuar për zbatimin e plotë të marrëveshjes dhe se caktimi i datës së zgjedhjeve i mbetet opozitës.
“Mendoj se kemi marrëveshje politike. Kjo marrëveshje mbetet gjallë dhe si e tillë paraqet mënyrën e vetme për kapërcimin e krizës politike, që nënkupton, organizimin e zgjedhjeve në përputhje me kushtet e përcaktuara nga marrëveshja politike.”
“Koalicioni qeveritar i udhëhequr nga OBRM-PDUKM ka qëndrim të qartë për marrëveshjen politike, por zbatimi i saj varet nga LSDM-ja. Pra, qëndrimi jonë është se partia më e madhe e opozitës ka mundësi, privilegj dhe luksin që të zgjedh momentin se kur dëshiron të përballet në zgjedhje demokratike”, ka deklaruar Nikolla Poposki, anëtar i komitetit ekzekutiv të VMRO-së dhe pjesëmarrës i kësaj partie në negociata politike.
Por, LSDM në opozitë nuk fsheh entuziazmin me zbatimin e pikave të marrëveshjes, në veçanti me pastrimin e listës zgjedhore, duke pretenduar se janë realizuar pohimet e tyre, se lista zgjedhore nuk ka më shumë se 1.5 milionë votues.
“Për atë se a janë krijuar kushtet ose jo do të vlerësojnë liderët e partive atëherë kur do të mbahet takimi. Ende është herët të japim vlerësime. Ne konsiderojmë se zgjedhje mund të kishte edhe shumë më herët sikur të pastrohej lista zgjedhore, të reformoheshin mediet si dhe të plotësoheshin kushtet tjera që garantojnë zgjedhje të lira dhe demokratike”, thotë Damjan Mançevski, nënkryetar i LSDM-së.
Sa i përket medieve, partitë janë marrë vesh që puna e tyre të monitorohet nga një komision ‘ad-hoc’ pesë anëtarësh, ndërsa kanë përcaktuar edhe afatet e zgjedhjes së qeverisë kalimtare me pjesëmarrjen edhe të LSDM-së opozitare.
Gjithashtu është vendosur edhe për kompetencat e Ministrit të Punëve të Brendshme, që duhet të jetë nga radhët e LSDM-së. Ndryshimet e reja që kufizojnë kompetencat e ministrit do të hyjnë në fuqi nga janari i vitit të ardhshëm. Partitë kanë miratuar edhe ndryshime tjera ligjore bazuar në marrëveshjen politike, të arritur me ndihmën e përfaqësuesve ndërkombëtar.
Partitë politike shqiptare, BDI dhe PDSH nuk komentojnë pozicionin e tyre lidhur me zbatimin e pikave të marrëveshjes, duke theksuar se pozicionet e tyre do të shpalosen në takimin e liderëve.
Partitë jashtëparlamentare shqiptare, ndërkohë, kanë kritikuar lënien jashtë listës zgjedhore të rreth 30 mijë shtetasve, duke theksuar se pjesa dërrmuese e tyre janë shqiptarë dhe me orientim opozitar. Nga lëvizja BESA kanë thënë se do të shfrytëzojnë të gjitha mekanizmat politik për të rikthyer edhe votuesin e fundit që ka të drejtë vote në listën e votuesve, pasi sipas këtij subjekti politik, “pa zgjedhje të drejta, të lira dhe korrekte, Maqedonia nuk ka ardhmëri”./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje
Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme
Mbahet seanca gjyqësore për rastin "Kobra", ai thotë se nuk ndihet fajtor
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Arrestohen 18 persona në Prizren për bixhoz të paligjshëm dhe armëmbajtje pa leje
Plagosja e dyfishtë në Prishtinë, plumbi qëlloi derën e shtëpisë së ish-koordinatorit në dialog
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje