LAJMI I FUNDIT:

Përse shfaqen puçrrat në majë të kokës dhe si t’i eliminojmë?

Përse shfaqen puçrrat në majë të kokës dhe si t’i eliminojmë?

Vetëm ata të cilët kanë problem me puçrra në majë të kokës dinë sa mund të jetë e dhembshme

Një numër i madh femrash kanë probleme të mëdha me puçrrat të cilat shfaqen në majë të kokës, ndërsa zgjidhja e këtij problemi qëndron në zgjedhjen e duhur të shamposë për flokë, transmeton Telegrafi.

Si edhe puçrrat e zakonshme në fytyrë, edhe këto shfaqen për shkak të papastërtisë në majë të kokës, ndërkaq shkaktohen nga qelizat e vdekura, mbetjet e ndotjeve dhe djersës të cilat grumbullohen gjatë ditës.


Bartja e vazhdueshme e kapelës ndikon që maja e kokës të mos mund të marrë frymë andaj edhe bëhet bazë e përshtatshme për zhvillim të baktereve.

Një ndër shkaktarët e shfaqjes së puçrrave në kokë mund të jenë ndryshimet e hormoneve gjatë menstruacioneve, ndërsa zakonisht tërhiqen pas kalimit të tyre.

Shampotë të cilat ndihmojnë në eliminimin e puçrrave nga maja e kokës janë ato me shtesa vajrave esenciale të rozmarinës, livandës dhe drurit të çajit (Melaleuca alternifolia).

Në shampo të cilin e preferoni vetë mund të qitni disa pika vajrash eterikë të përmendur.

Gjatë larjes së flokëve është shumë me rëndësi që majës së kokës t’i bëni masazh me maja të gishtave dhe në këtë mënyrë t’i eliminoni qelizat e vdekura.

Krehja e rregullt e majës së kokës gjithashtu ndihmon që të nxisni qarkullimin e gjakut në majë të kokës dhe në mënyrë të barabartë ta shpërndani zbokthin.

Gjë e mirë është që këto puçrra shpejt tërhiqen, mirëpo nëse keni problem me puçrra të cilat nuk hiqen, më së miri është të kërkoni ndihmën e dermatologut. /Telegrafi/

Në trend Femra

Më shumë
Flokët më të shkurtër janë një trend, por gjatësia e saktë është vendimtare

Flokët më të shkurtër janë një trend, por gjatësia e saktë është vendimtare

Flokë dhe stil
Xhaketa sportive pranverore - pafundësi e përditshme kombinimesh

Xhaketa sportive pranverore - pafundësi e përditshme kombinimesh

Keshilla Modë
Cilat gra shtatzëna e kanë më të vështirë lindjen? Disa gjendje mjekësore mbartin rreziqe më të mëdha për nënën dhe foshnjën

Cilat gra shtatzëna e kanë më të vështirë lindjen? Disa gjendje mjekësore mbartin rreziqe më të mëdha për nënën dhe foshnjën

Shtatzëna
Cikli menstrual dy herë në muaj: Shtatë shkaktarët e këtij fenomeni

Cikli menstrual dy herë në muaj: Shtatë shkaktarët e këtij fenomeni

Këshilla dhe arsye
Vajza e Donald Trump Jr. është një sensacion i vërtetë: Modeste, e bukur, merret me një sport të pazakontë

Vajza e Donald Trump Jr. është një sensacion i vërtetë: Modeste, e bukur, merret me një sport të pazakontë

Femra
Si ndryshon nuhatja juaj gjatë ditëve të ciklit menstrual?

Si ndryshon nuhatja juaj gjatë ditëve të ciklit menstrual?

Kujdesi për lëkurën dhe trupin
Kalo në kategori