Site icon Telegrafi

Përse është e vështirë të ruhet pesha pas humbjes së kilogramëve?

Në një hulumtim, të bërë në Norvegji, është vështruar apetiti i pjesëmarrësve të programit dyvjeçar të dobësimit, për ta gjetur shkakun

Pas dy vjetësh, pjesëmarrësit kanë humbur peshën trupore, mirëpo të gjithë kanë qenë më të uritur se në fillim të programit.

Shkaku qëndron në balancimin midis hormonit të urisë dhe ngopjes te njerëzit të cilët dobësohen.

Shumica e njerëzve të shëndoshë, theksojnë shkencëtarët, mund të dobësohen, madje edhe nëse vetë mbajnë dietë.

Mirëpo, hulumtimi tregon që vetëm 20 për qind e tyre arrin të mbajë peshë të vogël.

Nga pikëpamja biologjike, në lojë janë dy faktorë: evolucioni njerëzor dhe aftësia e organizmit që të sigurojë mbijetesën e vet.

Njëra pikëpamje është hormonale, ndërkaq tjetra paraqet aftësinë e organizmit të ruajë energjinë, transmeton Telegrafi.

Hormoni i urisë rritet kur jemi në dietë. Kur humbim kilogramët, tajisim më shumë hormonin e quajtur grelinë, prandaj jemi të uritur.

Të gjithë e kemi atë hormon. Kur kemi tepricë kilogramësh, dhe dobësohemi, niveli i tij ngrihet. Mirëpo, nivelet e grelinës nuk përshtaten gjatë kalimit të kohës.

Te pjesëmarrësit e këtij studimi dyvjeçar, vlera ka mbetur e lartë gjatë periudhës prej dy vjetësh.

Mjekja Prof. Katia Martins, nga Instituti norvegjez pës shkencë dhe teknologji, e cila ka udhëhequr hulumtimin, thotë që është e sigurt që njerëzit me tepricë kilogramësh, pas dobësimit, gjatë pjesës së mbetur të jetës patjetër do të përballen me ndjenjën e shtuar të urisë.

Personi i cili është i shëndoshë ka nevojë për më shumë energji për frymëmarrje, gjumë, tretje të ushqimit dhe për shëtitje.

Kur trupi humbë peshë, nevojitet më pak energji për këto aktivitete. Njerëzve të cilët janë dobësuar u nevojitet më pak energji për “trupin e tyre të ri”.

Për këtë shkak janë më shumë të uritur, sepse trupi përpiqet të kthejë peshën e humbur.

Lexo po ashtu Po shtoni peshë pa arsye, jeni vazhdimisht të lodhur dhe nervozë: Kjo është një shenjë se trupit tuaj i mungon ky mineral!

Shëndoshjen do të duhej trajtuar si sëmundje kronike. Është me rëndësi të dihet se cilat elemente psikologjike pengojnë humbjen e kilogramëve. Natyrisht, ekzistojnë dallime varësisht prej personave.

Njerëzit mund të humbin motivimin dhe të kenë probleme kur është fjala respektimin e këshillave mbi ushqimin dhe ushtrimet.

Për të gjitha këto që i përmendëm më sipër është e vështirë të mbahet pesha e re, më e vogël.

Sipas studimit, ndjenja e ngopjes pas ngrënies rritet, ndërsa ndjenja e urisë rritet edhe më shumë. /Telegrafi/

Exit mobile version