Perry nuk ngutet me linjën e modës

Hitbërësja e këngës “I Kissed A Girl” ka nënshkruar një kontratë për të dizajnuar koleksionin e saj të modës të bazuar në stilin e saj personal. Mirëpo, Perry dëshiron të dëshmojë se dizajnimet e saja do të jenë të një kualiteti të lartë, prandaj ka kërkuar shumë kohë që të fokusohet në këtë projekt.
“Një kohë ka qenë vetëm një ambicie, ndërsa tani gjërat kanë filluar të shkojnë mirë për mua. Do të më duhen së paku dy vite për t’ia filluar mirë dizajnimit. Nuk dëshiroj të bëj diçka të ngutshme dhe jo të mirë”, është shprehur këngëtarja.
Top Lajme
BBVK
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals

























































