Përrallat patriotike për marrëveshje “nënshtrimore”
Dokument-marrëveshjes “sekrete” të qeverisë së Kosovës për menaxhimin e integruar të “kufijve”, e paralajmëruar si temë e negociatave të ardhshme ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, mund t’i jepet çdo lloj kualifikim juridik apo politik, por jo edhe si marrëveshje ndërshtetërore. Edhe pse kryeministri Hashim Thaçi dhe zëvendësja e tij, Edita Tahiri na deklarojnë se dokumenti është “në përputhëshmëri të plotë me Kushtetutën e Republikës së Kosovës, ligjet dhe mandatin e Kuvendit të Kosovës”, megjithatë brenda dokumentit nuk figuron Kosova e pas 17 Shkurtit 2008 (dita kur është shpallur pavarësinë), dhe 15 Qershorit 2008 (dita kur Kushtetuta e Republikës së Kosovës ka hyrë në fuqi). Se marrëveshjet e arritura deri më tani dhe ato që priten të arrihen, nuk janë marrëveshje ndërshtetërore, dëshmohet me mungesën e dy gjërave kryesore: nënshkrimi dhe simbolet e Republikës së Kosovës.
Do të mjaftonte që kryeministri Thaçi dhe zëvendëskryeministrja Tahiri ta lexojnë Kushtetutën e Republikës së Kosovës, para se të vendosin për pranimin ose jo të këtyre marrëveshjeve me Serbinë, (nëse janë vërtet të interesuar për ta mbrojtur sovranitetin dhe shtetësinë e vendit të tyre), për ta kuptuar se janë duke e shkelur atë. Neni 2.2 i Kushtetutës thotë se “Me flamurin, stemën dhe himnin përfaqësohet Republika e Kosovës dhe identiteti shtetëror i saj”. Ndërsa Nenin 11.1, alinea (d), shkruan se “Stema e Republikës së Kosovës vendoset në dokumentet dhe marrëveshjet ndërshtetërore të Republikës së Kosovës në bazë të reciprocitetit” dhe se “vendoset në vendin më të dukshëm ose në të njëjtin vend më to”, Neni 13.1. Kurse Neni 7.1, alinea (b) thotë se “Flamuri shtetërorë gjithmonë vendoset në pikat e kalimeve kufitare”.
Lë të na thonë kryeministri Hashim Thaçi dhe zëvendëskryeministrja Edita Tahiri, se cila nga marrëveshjet e negociuara me Serbinë në Bruksel, ka brenda vetës urdhrat e këtyre neneve të Kushtetutës së Republikës së Kosovës?! Edhe në dokument-marrëveshjen për menaxhimin e integruar të kufijve mes Kosovës dhe Serbisë, shkruan se “forma e marrëveshjes do të duhej të marrë parasysh pikëpamjet e ndryshme të dy anëve sa i përket çështjes momentale të statusit”. E çështja momentale e statusit është se, Serbia nuk njeh pavarësinë dhe as kufijtë, ndërsa që po kërkon nga autonomia deri tek ndarja e pjesës veriore të Kosovës.
Kështuqë, negociatat që po zhvillon qeveria e Kosovës me qeverinë e Serbisë nuk kanë asgjë të përbashkët me negociata ndërshtetërore, por janë marrëveshje “nënshtrimore”, ku Kosova u bindet kërkesave të Serbisë dhe presionit të bashkësisë ndërkombëtare. Vazhdimi i kësaj qasje, (siç u vendos së fundi për diplomat universitare), kthen proceset politike prapa në kohën e qeverisjes nga Korniza Kushtetuese dhe Rezoluta 1244. Shembulli tjetër më i qartë i ecjes në këtë drejtim është vendimi për të prodhuar dhe lejuar sërish tabela të UNMIK-u në Kosovë.
Këtë kthim të Kosovës nën Rezolutën 1244, (të cilës kohëve të fundit disa herë i janë referuar kur është folur për veriun), z.Thaçi dhe znj.Tahiri po e vlerësojnë si kriter të lartë demokratike europiane. Nëse me këtë ata aludojnë në rregullimin e sistemit të brendshëm politikë, ekonomikë, të sigurisë dhe juridik të Bashkimit Europian, kjo i bie se ata nuk kuptojnë kontekstin historik mbi të cilin është ndërtuar BE-ja. Për ta arritur këtë nivel marrëdhëniesh që sot zbatojnë shtetet anëtare të BE-së mes vete, Kosovës dhe Serbisë do t’u duhet të presin të paktën deri në ditën e pranimit në këtë Bashkim.
Kështuqë, krejt kjo përrallë patriotike që po dëgjojmë nga kryeministri Hashim Thaçi dhe zëvendëskryeministrja Edita Tahiri, duke mos harruar edhe ministrat Rexhepi, Kusari-Lila, etj, është demagogji politike, apo siç ka thënë desidenti rus, Mikhail Khodorkovsky, e “pandershme” që “i bëhet me hile 90 për qind të popullsisë”, duke provuar t’ua “mbyllin sytë” përballë dështimit. E kur provohet të mos pranohet “hilja” nga ana e opozitës, kjo e fundit më shumë bënë zhurmë mediale, sesa që argumenton veprimet antikushtetuese të qeverisë së Kosovës në procesin politik negociatorë me Serbinë.
Prandaj, e tha mirë këto ditë gazeta amerikane “Washington Post”, derisa po e përshkruante figurën politike të ish kryeministrit italian, Silvio Berluskoni, se “disa njerëz piqen më shumë derisa kanë pushtet politik”, kurse të tjerët “bëhen më arrogant”, për shkak se janë të “paaftë të ndryshojnë veten, e lëre më gjithë vendin”. Kështu që, Hashim Thaçi & Co këtu kanë ngelur, tek vetja e tyre, janë bërë me arrogant dhe nuk kanë arritur të piqen politikisht dhe as ta ndryshojnë veten, e të mos flasim të ardhmen tonë. Dhe po kaq keq sa qeveria e Kosovës, është edhe shoqëria kosovare, e cila assesi ta ndryshoj vetën në raport me pushtetin, nga ajo pasive që bëhet “bashkëpunëtore në gabimet dhe gënjeshtrat e saja”, në proaktive që merr pjesë në vendimmarrje dhe që refuzon të nënshtrohet dhe mashtrohet me përralla patriotike të qeverisë tonë për mbrojtjen e Sovranitetit dhe Kushtetutës së vendit. Ndryshe Kosova do të vazhdoj, me këtë logjikë qeverisëse që po ndiqet, të kaloi nga një krizë apo status-quo në tjetrën, pas asnjë lloj perspektive për qytetarët e vet!
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumë![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/egli-3-780x439.png)
"A e di problemin që kam në mitër, idiote", eskalon debati mes Eglit dhe Valbonës
![Historike për Evropën, goditje për Rusinë - shtetet baltike ndërpresin linjat e energjisë elektrike me rusët](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot_1-32-780x439.jpg)
Historike për Evropën, goditje për Rusinë - shtetet baltike ndërpresin linjat e energjisë elektrike me rusët
![Egli - Gjestit: Nuk ke për të më pasur kurrë, nuk më meriton, banori: hiqmu pashë Zotin](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/gjesti-5-780x439.png)
Egli - Gjestit: Nuk ke për të më pasur kurrë, nuk më meriton, banori: hiqmu pashë Zotin
![Deri në ora 11:00, mbi 4 mijë bashkatdhetarë kanë votuar, prijnë Gjermania dhe Zvicra](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/476797986_1050156560474552_4662049596669104833_n-2-780x439.jpg)
Deri në ora 11:00, mbi 4 mijë bashkatdhetarë kanë votuar, prijnë Gjermania dhe Zvicra
![Barcelona e vendos yllin e Serie A si objektivin kryesor të verës 2025](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/theo-leao-780x439.jpg)
Barcelona e vendos yllin e Serie A si objektivin kryesor të verës 2025
![Trump ia ndërpret Bidenit qasjen në informacionet e klasifikuara: Joe, je i pushuar nga puna](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot_7-8-780x439.jpg)
Trump ia ndërpret Bidenit qasjen në informacionet e klasifikuara: Joe, je i pushuar nga puna
![104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/09/image2-380x233.jpeg)
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
![Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Screenshot-2024-02-20-142648-380x233.png)
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/07/foto-kryesore-per-tlgre-380x233.jpg)
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
![Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/rsz_220250130_telegrafi_deals-380x233.png)
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
![Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/1-272-380x233.jpg)
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
![Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/20241218-Telegrafi-Deals-380x233.png)
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
![25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/11/1_optimized-380x233.png)
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
![Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/10/20241123_Adidas_Jakne_Deals-01_optimized-380x233.png)
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/page-49-780x439.jpg)
"Le ta bëjmë një marrëveshje", Zelensky i ofron Trumpit minerale të rralla në këmbim të ndihmës financiare
![Netanyahu mohon shtetin palestinez: Le ta krijojnë shtetin e tyre në Arabinë Saudite](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot_20-3-780x439.png)
Netanyahu mohon shtetin palestinez: Le ta krijojnë shtetin e tyre në Arabinë Saudite
![Votimi në diasporë: A ka rrezik për manipulim në transportin e zarfeve zgjedhore?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/zgjedhjet-diaspora-780x439.jpg)
Votimi në diasporë: A ka rrezik për manipulim në transportin e zarfeve zgjedhore?
![Trump: Izraeli do t'ia dorëzojë Gazën SHBA-së pas luftimeve](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot_24-5-780x439.png)
Trump: Izraeli do t'ia dorëzojë Gazën SHBA-së pas luftimeve
![Legjenda e Milanit u shkarkua nga posti i trajnerit pasi nuk e futi në lojë djalin e presidentit](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/abb-780x439.jpg)
Legjenda e Milanit u shkarkua nga posti i trajnerit pasi nuk e futi në lojë djalin e presidentit
Tom Jones qëndroi me dashurinë e fëmijërisë deri në vdekjen e saj, por martesa e tyre 59 vjeçare u shoqërua me shumë tradhti