Në vitin 1993, politologu amerikan Samuel Huntington botoi një artikull në revistën Foreign Affairs, që shkaktoi shumë zhurmë dhe provokoi polemika të dhunshme. Tre vjet më vonë, në vitin 1996, ai e transformoi atë artikull në një libër.
Që atëherë, diskutohet me kokëfortësi: a është apo jo e vërtetë ajo që pohonte atëherë Huntingtoni? A është “përplasja e qytetërimeve” karakteristika kryesore e kohës sonë?
Teza e Huntingtonit, natyrisht, u duk se gjeti një konfirmim spektakolar pak vite më vonë, me sulmet e 11 shtatorit 2001 dhe ngjarjet që e pasuan. Debati për idetë e Huntingtonit nuk është ndërprerë asnjëherë. Mund të themi që ato ide janë miratuar nga një pjesë e publikut të madh dhe nga politikanë të ndryshëm perëndimorë. Por, nuk gjetën mbështetjen e studiuesve.
Pjesës më të madhe të këtyre të fundit iu duk se kjo tezë, në tërësinë e saj, ishte e gabuar. Me kalimin e viteve, kritikat kanë qenë më të shumta se sa miratimet. Shumë prej atyre kritikave ishin të sakta. Për shembull, është e vërtetë, siç është zbuluar shpesh, se koncepti i “qytetërimit” i përdorur nga Huntingtoni është shumë i paqartë dhe i pasaktë.
Është e vërtetë që qytetërimet nuk janë monolitë, janë më pak koherentë dhe homogjenë së brendshmi, nga sa mendonte Huntingtoni. Po kështu, është e vërtetë se Huntingtoni nënvlerësoi faktin që qytetërimet jashtëperëndimorë kanë pësuar në vitet e fundit ndikimin e qytetërimit fitues, atij perëndimor, e si pasojë janë transformuar. Në fund, është e vërtetë se shumë konflikte bashkëkohorë nuk janë manifestime të përplasjeve mes qytetërimeve të ndryshëm, por përfshijnë, më shumë, grupe dhe fraksione që i përkasin të njëjtit qytetërim.
Thënë të gjitha këto, mbetet fakti që nuk mund të shpëtojmë kollaj prej tezave të Huntingtonit: ndoshta ato shkelin parimet e korrektësisë politike, por është fakt që përplasjet e qytetërimeve ekzistojnë. Kundërvëniet mes kulturave, pikërisht siç pohonte Huntingtoni, kanë zënë vendin e konfliktit të madh ideologjik të kohëve të Luftës së Ftohtë. Ashtu si atëherë, lufta zhvillohet në emër të vizioneve të kundërvënë për botën, por fut në lojë edhe interesat divergjentë ekonomikë dhe luftërat politike për kontrollin e sferave të influencës.
Dhe, pikërisht si atëherë (mendoni për shembull, garën mes Bashkimit Sovjetik dhe Kinës komuniste), konfliktet e brendshëm të grupeve të ndryshëm, ideologjikë apo kulturorë qofshin, kryqëzohen me konfliktet mes grupeve të ndryshëm. Thënë kjo, nuk duhet të mohojmë provat, nuk duhet të mohojmë realitetin që Huntingtoni e kuptoi i pari.
Është e vështirë të mos shohësh se tensionet dhe rivalitetet mes Kinës në ngjitje dhe botës perëndimore kombinojnë konflikte interesi dhe diversitete kulturorë. Nuk mjafton as të largojmë idenë e përplasjes së qytetërimeve, fakti që Al Kaeda apo Shteti Islamik i Sirisë dhe Irakut janë pakica në brendësi të Islamit. Sigurisht që janë. Shumicat, të cilitdo besim qofshin, nuk janë asnjëherë protagoniste të konflikteve historikë. Mohimi i ekzistencës së një problemi nuk ka shërbyer asnjëherë për ta zgjidhur atë. /Sette/bota.al/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
E konfirmon Trump: Zelensky në Shtëpinë e Bardhë për të nënshkruar marrëveshjen për burimet natyrore dhe rindërtimin e Ukrainës

Dëshmitari i akuzuar për spiunazh: Na ofruan para që vëllai ta tërheq deklaratën e dhënë lidhur me shpërthimi në lokalin “Sekiraqa”

Të shtëna armësh pas gjykimit për vrasjen e Besar Nimanit, plagosen familjarët e njërit prej të pandehurve

Një grua humb jetën nga sulmi në zemër pas ndjekjes nga qentë në Podujevë

Pas dënimeve, Dodik: Nga sot më nuk ekziston Bosnja dhe Hercegovina që keni imagjinuar

Trump ishte pajtuar me Putinin, por tani Rusia i 'hanë' fjalët për paqeruajtësit në Ukrainë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Bien 'drastikisht' vlerat e kriptovalutave - pse po ndodh kjo?

Zbulohet identiteti i gruas së dytë të Feros - ka një ngjashmëri të madhe me Arbenitën

Videoja e cila po shpërndahet me të madhe, Egli Tako pranon se po merr antidepresantë brenda shtëpisë së Big Brother VIP Albania 4

Real Madridi po përgatit një ofertë të madhe për transferimin e yllit të PSG-së

E dashura e re e yllit të Real Madridit, dikur pjesë e faqeve 'online' për eskorta? Jude Bellingham në qendër të vëmendjes për lidhjen e tij të re

Guardiola rikthehet për yllin e Real Madridit: Man City i gatshëm për ofertë 150 milionëshe