Site icon Telegrafi

Perotti: Dua kombëtaren dhe kthimin në Boca

Diego Perotti konfirmon se qëllimi i tij është që të kthehet një ditë në Boca Juniors, por ai është i lumtur me Romën tani për tani.

Anësori argjentinas karrierën e tij në sistemin e të rinjve të Bocas, por ka luajtur vetëm një kohë të shkurtër për ekipin e parë gjatë një huazimi në vitin 2014 nga Sevilla.

“Natyrisht se qëllimi im është që të kthehem një ditë në Argjentinë”, ka thënë fillimisht Perotti për Super Mitre Deportivo.

Lexo po ashtu “Roma mund ta fitojë titullin”

“Nëse Boca Juniors do më marrte mua, unë do të doja të bashkohesha me atë fanellë, sepse unë kam qenë gjithmonë një tifoz. Edhe pse, tani për tani unë jam vetëm duke menduar për shijuar kohën time te Roma”, përcjell Telegrafi.

“Shpresoj se një ditë mund të kthehem në ekipin kombëtar, unë e di se ka shumë lojtarë të fortë atje, por kam biseduar me [Edgardo Bauza] dhe ai më tha se më ka ndjekur mua”, përfundoi anësori i Romës. /Telegrafi/

Exit mobile version