Pamja e trupit mund të na thotë shumëçka në vetëm disa minuta, prandaj ndani aq kohë për shëndetit tuaj dhe kontrollohuni mirë në pasqyrë.
Njohja e trupit tënd është hapi i parë për të mbrojtur veten.
Thonjtë
Njollat e errëta në thonj mund të jenë shenjë e melanomës. Njollat, respektivisht shiritat në thonj, me ngjyrë të verdhë, kafe ose të zezë janë shenjë që sa më parë të vizitoni mjekun. Nëse zbulohet herët, kanceri i lëkurës mund të shërohet në 95 për qind të rasteve.
Shiritat e bardhë, të gjatë dhe të hollë në thonj mund të nënkuptojnë që veshkat nuk funksionojnë si duhet, respektivisht që nuk mund të filtrojnë proteinat nga urina. Për të qenë të sigurt që gjithçka është në rregull, gjithsesi paraqituni sa më parë te mjeku.
Sqetulla
Mjeku Michael Schmitt thotë që njollat e errëta në lëkurën nën sqetull mund të tregojnë për diabetin. Insulina e tepërt në gjak mund të çojë deri te mbledhja e indit dhe melaninës. Për këtë arsye lëkura në atë pjesë duket më e errët. Analiza e gjakut mund të zbulojë nëse gjithçka është në rregull.
Kapakët, gjunjët dhe bërrylat
Puçrrat e imëta në këto pjesë të trupit mund të jenë shenjë që keni kolesterinë të ngritur. Fatkeqësisht, në këtë fazë kjo nënkupton që kolesterina është me të vërtetë i lartë, por me ndryshimin e ushqimit dhe stilit të jetesës mund të lehtësoni dhe reduktoni rrezikun nga sëmundjet e zemrës.
Skalpi i kokës
Nëse ju krijohen leskra në kokë të cilat bien në supet si zbokthi, është e mundshme që jeni nën stres dhe që trupi prodhon më shumë hormon të kortizolit. Ai mund të thajë lëkurën e kokës dhe për këtë arsye përsëritet shfaqet zbokthi. Shamponi kundër zbokthit mund të ndihmojë, por shkakun do ta zgjidhni vetë, nëse e largoni stresin.
Sytë
Qarqet e errëta rreth syve, përveç lodhjes dhe pagjumësisë mund të nënkuptojnë që keni alergji. Personat alergjikë në trup lirojnë histaminë, ndërsa bymimi i enëve të gjakut për shkak të gjakut dhe lëngjeve të tjera paraqitet në vendin në të cilin lëkura është më e hollë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Disa nga këngët e Unikkatilit me të vëllanë, i cili u gjet pa shenja jete në Prishtinë - kanë bashkë hite të pavdekshme

Bashkatdhetarët votuan me disa fletëvotime të zgjedhjeve të 2021-ës

A mund të sigurojë Evropa paqen në Ukrainë, pa SHBA-në?

Man Utd po shpreson ta rikthejë në ekip lojtarin të cilin e larguan para pesë viteve

Numërohen gjysma e votave të ardhura me postë, LVV e para në 8 komuna, pasojnë LDK dhe PDK

Kompania norvegjeze ndërpret furnzimin me karburant për forcat amerikane për shkak të politikës së SHBA-së ndaj Ukrainës