Këngëtarja e njohur Dafina Zeqiri ka tash e sa muaj që nuk ka sjell ndonjë projekt të ri muzikor.

Megjithatë, ajo i është futur punës për të përgatitur diçka të re për fansat e saj.


daf2 Foto: Dafina Zeqiri/Instagram

Dafina ka paralajmëruar së fundmi përmes rrjeteve sociale, se do të sjellë së shpejti këngën e re "Fuego".

Përmes disa fotografive 'të nxehta' ku shfaqet me bikini në një ujëvarë, teksa xhiron klipin e ri.

daf3

Ajo duket mjaft atraktive në bikini të zeza, teksa vë në pah linjat e theksuara.

Dafina gjithmonë është shquar për trupin e saj, ndërsa ka treguar se ndjek çdoherë me rregull ushtrimet në palestër.

daf4

Mbetet të shihet se çfarë ka rezervuar Dafina kësaj radhe për fansat e saj. /Telegrafi/

daf5